Një automjet është shkrumbuar tërësisht në qytetin bregdetar të Vlorës, ndërsa policia po heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme.
Mësohet se automjeti në pronësi të mjekut radiolog Egli Veliu ka marrë flakë në mesnatë në lagjen “15 Tetori” rruga “Merjeme Gjomemo”.
Policia dhe zjarrfikësit kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. / a.k