• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VLORE/ Gjiknuri apel votuesve: Votën çojeni vetëm tek PS

by Java News
09/06/2017 12:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit, drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri prezantoi kandidatet Vilma Bello, Elona Hodaj dhe Saniela Xhaferri në rajonin nr.5. Gjiknuri kërkoi një votë masive për Partinë Socialiste që të mundësohet qeverisja më vete duke marrë 71 mandatet e nevojshme.

“Me vë në borxh me votë, më jep pushtetin e plotë që të bëj kontratën me qytetarët dhe nesër më kërko llogari. Jo pastaj që kam disa aleatë, aleatët shohin vetëm interesat e tyre ekonomike dhe të gjithë përgjegjësinë politike ta mbajë Partia Socialiste. Kjo nuk shkon! Prandaj ka ardhur momenti që ti bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që votën ta çojnë tek Partia Socialiste. Ta çojnë tek PS, të marrim 71 mandate dhe ta qeverisim të vetëm këtë vend, që të bëjmë realitet edhe gjitha projektet që thamë për Vlorën por të zbatojmë edhe programin tonë ambicioz”, tha Gjiknuri.

Kryetari i Partisë Socialiste të Vlorës Anduel Tahiraj vlerësoi kandidatët që paraqiten për votim para qytetarëve. “Kur shikojmë nga të gjitha partitë e tjera se çfarë kandidatësh prezantojnë, ne jemi më të priveligjuarit si Parti Socialiste sepse në gjirin tonë kemi Vilmën, kemi Elonën, kem Sanielën, kemi njerëzit më të shkëlqyer që kanë lidhje me Vlorën. Ata kanë lidhje me hallet e njerëzve dhe jam i sigurtë se në 25 Qershor ne do ti themi përfundimisht stop atyre partive të vogla ose atyre partiçkave të vogla të cilat në kurrizin tonë për 25 vjet sillen sikur nuk kanë qenë asnjë ditë në pushtet”, u shpreh ai.

Kandidatja Vilma Bello vuri theksin tek projektet e investimit që janë ndërmarrë në qytetin e Vlorës. “Është realizuar rruga Transballkanike që të gjithë e prekim dhe askush nuk e kishte menduar se do ta kishim të tillë. Jemi sot dëshmitarë të realizimit dhe të fillimit të punimeve të ndërtimit të Rrugës Demokracia, pjesë e të cilës jeni të gjithë ju dhe në të cilën ndajmë përditshmërinë. Patjetër që gjithçka e nisur do të vazhdojë dhe ajo që ne u kërkojmë sot dhe që jemi të gjithë bashkë, që të gjithë e duam dhe kërkojmë është që ti japim besimin Partisë Socialiste, për të votuar vetëm numrin 2”, nënvizoi Bello.

Ndërkaq, kandidatja Elona Hodaj tha se vendimi i qytetarëve më 25 Qershor duhet të mos ketë mëdyshje për të zgjedhur numrin 2 dhe Partinë Socialiste.

“Jemi të bindur që kemi akoma më shumë për të bërë. Fillimi ka qenë i mbarë, prandaj të gjithë sëbashku të ecim drejt të ardhmes, të mos kthejmë kokën dhe as kohën pas. Të ecim në rrugën që meriton Shqipëria dhe për më shumë qyteti i Vlorës. Le ti kthejmë Kryeministrit tonë atë respekt që tregoi për qytetarët e Vlorës dhe për Vlorën tonë”, theksoi Hodaj.

ma.me

Next Post
14 ushqimet që nuk duhen konsumuar para se të flini

14 ushqimet që nuk duhen konsumuar para se të flini

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fluks aplikimesh për ID dhe pasaporta, punohet edhe gjatë ditëve të shtuna

Shqiptarët pa viza drejt Marokut, vendimi hyn në fuqi më 15 gusht

August 14, 2026
Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

Banorët denoncuan bllokimin, IKMT liron burimin dhe kanalin e ujitjes së tokave në Librazhd

August 14, 2026
Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

Euro vijon rënien në nivele historike! Leku i fortë edhe përballë monedhave të tjera

August 14, 2026
PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

PDK shkon në Kuvend, Hamza: Kurti po mban peng shtetin e Kosovës, kërkojmë zbatimin e kushtetutës

August 14, 2026
Ndreca sulmon KLP-në pas shtyrjes së seancës: Po bëhet palë me paligjshmërinë, Veliaj nuk paraqitet për shkak të “kafazit të xhamtë”

Gjyqi i nënës amerikane transmetohet live, Ndreca: Në Shqipëri mbyllim drejtësinë në emër të privatësisë

August 14, 2026
Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

Dy zjarrfikës humbën jetën nga flakët në Francë, një 15-vjeçar përballet me akuza

August 14, 2026
Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

Tiranë/ “Momenti” godet dy të rinjtë, kapen në flagrancë gjatë shitblerjes së drogës

August 14, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Miti i mërgimtarit si daja nga Amerika

August 14, 2026
Autostrada Tiranë-Durrës drejt kategorisë A! Zgjerohet në 4 korsi, ndryshon limiti i shpejtësisë

Kufizohet sot dhe nesër qarkullimi në aksin Tiranë-Durrës, ja orari

August 14, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

Shqipëria, një vend që dëshpëron

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com