• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VLORE/ E la gruaja pasi e dhunonte, 40-vjeçari tenton të djegë me benzinë fëmijët e tij

by Java News
10/12/2018 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç shpëtuan falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, pasi babai i tyre tentoi t’i digjte ata me benzinë në formë hakmarrje ndaj gruas që ishte larguar për shkak të dhunës nga shtëpia. Ngjarja ndodhi në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë. Fatmirësisht, Policia arriti të ndërhyjë në kohë duke evituar një tragjedi të mundshme.

Sipas Policisë, Zigur Veshaj, 40 vjeç, është nisur nga shtëpia e tij me të miturit 3 dhe 4 vjeç duke njoftuar të vëllanë se do vriste fëmijët dhe veten. Menjëherë, vëllai i tmerruar ka njoftuar Policinë. 40-vjeçari ka shkuar poshtë shtëpisë së vjehrrit ku gjendej dhe bashkëshortja e tij dhe ka thirrur me të madhe emrin e kësaj të fundit. Sapo e shoqja ka dalë në ballkon, Veshaj ka nxjerrë një bidon me benzinë 1.5 litra dhe është spërkatur me të dy fëmijët. Policia, e cila ishte njoftuar më parë dhe ndodhej në vendin e ngjarjes, i ka bërë thirrje të dorëzohej. Por ai ka nxjerrë çakmakun duke rrezikuat jetën e tij dhe të të miturve. Sapo ka tentuar ta ndezë, është neutralizuar menjëherë prej Policisë.

Ndërkohë, gruaja e 40- vjeçarit, Brunilda, tregon se nga martesa me Zigurin kanë dy fëmijë 3 dhe 4 vjeç. Sipas saj, një ditë më parë se të ndodhte kjo ngjarje, i shoqi kishte pirë alkool dhe për këtë kishin debatuar. Ajo ishte dhunuar prej tij dhe më pas të dy kanë përfunduar në Polici. Pasi janë qetësuar, Policia i ka lënë sërish të lirë, por Brunilda është larguar te banesa e babait të saj pasi ka lënë të dy fëmijët e saj te prindërit e të shoqit. “Mbrëmë, Ziguri shkoi te banesa e prindërve të tij ku kishim lënë dy fëmijët. I mori fëmijët dhe erdhi te banesa e prindërve të mi, duke i spërkatur me benzinë dhe duke tentuar t’i djegë. Bërtiste me të madhe, çka bëri që të dilja jashtë. Vëllai i tij kishte njoftuar Policinë, e cila erdhi në kohë duke neutralizuar gjithçka dhe u shpëtoi jetën fëmijëve. Falënderoj Policinë që më shpëtoi fëmijët. Por jam shumë e tronditur. Fatmirësisht, fëmijët u shpëtuan pasi ai mund ta kishte çuar deri në fund këtë çmenduri”, shprehet e traumatizuar gruaja. Sipas Brunildës, nëse do kishte një mungesë vëmendjeje, sot dy fëmijët e saj nuk do jetonin më. Ajo është e papunë dhe pa asnjë mundësi financiare, ndaj me dëshirën e saj dy fëmijët i kanë kaluar shtëpisë së foshnjës.

Ndërkohë, mësohet se pas arrestimit 40-vjeçari Zigur Veshaj është dërguar në spitalin psikiatrik “Ali Mihali” të qytetit të Vlorës, pasi vuan nga probleme mendore. Sipas Policisë, edhe herë të tjera 40-vjeçari ka shfaqur probleme me shëndetin mendor. Ai njihej edhe si konsumues alkooli, çka shkaktonte probleme në raport me bashkëshorten e tij, deri në dhunë ndaj saj./panorama/a.meta

Next Post
Rama reagon për masakrën me 8 viktima: Ngjarje ekstreme ndodhin kudo në botë!

Kryeministri ftesë të re studentëve: Jam gati për komunikim të hapur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

U kapën me kallashnikov e pistoleta, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit për trafik armësh që i reklamonin online

February 3, 2026
Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

Nëse shkelet marrëveshja, SHBA dhe BE sulmojnë ushtarakisht Rusinë! Çfarë parashikon plani sekret për paqen në Ukrainë

February 3, 2026
Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

Dashamir Shehi: Bojkoti i territoriales i shërben mazhorancës! Berisha nuk mund ta udhëheqë më opozitën

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In