• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VLORE/ Çojnë vajzën në spital, por gjejnë djalin të vrarë në kasolle

by Java News
28/02/2017 09:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjimnazisti i Orikumit i jep fund jetës me armë zjarri. Policia e Vlorës bëri të ditur se është njoftuar për vetëvrasjen e 16-vjeçarit me inicialet D.J., ndërsa motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë është ende e mistershme.

Ngjarja është zbuluar mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:35, në fshatin Fushë- Dukat. Në momentin kur adoleshenti ka kryer aktin e vetëvrasjes ka qenë i vetëm në banesë, ndërsa trupi është gjetur nga prindërit e tij, pasi ata ishin kthyer nga Tirana.

Ata ndodheshin në kryeqytet për shkak se kishin vajzën e sëmurë, ku ishin nisur të dielën që në mëngjes për ta çuar për një kontroll mjekësor. Por 16-vjeçari në orët e vona të së dielës është vetëvrarë me një armë gjahu çifte.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në objektin ngjitur me banesën, që shërbente si kasolle për bagëtitë e imta. Kur prindërit kanë mbërritur në banesë dhe nuk e kanë gjetur të birin brenda, ata kanë provuar ta telefonojnë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ndodhur në këto kushte, ata kanë nisur ta kërkojnë përreth shtëpisë dhe më pas kanë shkuar në kasollen e bagëtive, ku janë përballur me skenën e rëndë. Ata sinjalizuan menjëherë policinë, e cila mbërriti në vend dhe kreu veprimet e para, pasi fillimisht u dyshua për një vrasje të mundshme.

Pas veprimeve të kryera, janë hedhur dyshime se 16-vjeçari i ka dhënë fund jetës. Tashmë grupi hetimor po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e shkaqeve të ngjarjes. Policia ka marrë në pyetje familjarët dhe të njohur të viktimës, por ata nuk kanë ditur të japin një shkak të mundshëm që mund ta ketë shtyrë atë drejt vetëvrasjes.

Sipas tyre, në ditët e fundit nuk kishin vënë re as ndonjë shenjë mërzie tek ai, çka mund të çonte në dyshimin për një shkak të mundshëm që mund ta ketë shtyrë drejt aktit të vetëvrasjes. 16- vjeçari ishte në vitin e parë në gjimnazin e Orikumit. Shokët e tij të klasës janë marrë në pyetje dje, por ata kanë ngritur supet për ngjarjen, pasi sipas tyre nuk ishin në dijeni të ndonjë shqetësimi të tij.

ma.me

Next Post
Shkëlzen Berisha flet për herë të parë: Pse refuzova të dëshmoj para Komisionit të CEZ

AFERA ‘CEZ’/ Shkëlzen Berisha sot për herë  të tretë para Komisionit Hetimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një “gomar” në oborrin e Harvardit

March 27, 2026
Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

Kryesocialisti Rama zbret në terren dhe takon strukturat e PS në Njësinë 2, prezanton ekipin e ri drejtues

March 27, 2026
Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

Faza finale e garës, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve për Drejtor të Policisë së Shtetit. Ja emri që pason

March 27, 2026
Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

Të kujdesemi për kopshtin e përbashkët të vlerave tona

March 27, 2026
Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

Radiografia e Non-Gratës pesë vjet më pas!

March 27, 2026
30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

30-vjeçari nga Bulqiza plagos veten në gjendje të dehur, përfundon në Spitalin e Traumës

March 27, 2026
Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In