Teksa Vlora është prej 10 ditësh mes flakësh, ku po digjen mijëra hektarë pyje, për zv.ministren e mbrojtjes Dallëndyshe Bici nuk kemi një situatë jashtë kontrollit. Në një intervistë për Report Tv Bici ka deklaruar se nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i helikopterëve ndërkaq ka pranuar se ata janë në remont.
Teksa Vlora është prej 10 ditësh mes flakësh, ku po digjen mijëra hektarë pyje, për zv.ministren e mbrojtjes Dallëndyshe Bici nuk kemi një situatë jashtë kontrollit. Në një intervistë për Report Tv Bici ka deklaruar se nuk ka qenë e nevojshme përdorimi i helikopterëve ndërkaq ka pranuar se ata janë në remont.
“Unë e kam ndjekur nga afër operacionin kam qenë në Ksamil dhe tani jam në jug, në Ksamil ska qenë e nevojshme përdorimi i helikopterit ndërmjet forcave të armatosura. Ishin të mjaftueshme për të shuar flakët dhe parajamëruam një katastrofë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Zgjidhja nuk janë helikopterët i kemi përdorur dhe në raste të tjera. Është në remont shumë shpejt do të jetë në gjendje pune, terreni është i vështire aty ku territory mund t ëmbuloht me mjete të tjera”, tha zv.ministrja në Report Tv.
Ndonëse perfekti i Vlorës ka kërkuar helikopterë për të “frenuar” flakët, nga ana tjetër zv.ministrja deklaron se nuk kemi një situatë jashtë kontrollit sakaq pranon se helikopteri është në remont dhe se do të përdoret atëherë kur sipas saj do të ketë nevojë.
“Ne nuk kemi asnjë situatë jashtë kontrollit i bëjnë thirrje perfektit të vlorës dhe të gjithë në Shqipëri të jenë të kujdesshëm në territorin e tyre. Nëse të gjithë instancat do të bashkëpunojnë me njëri tjetrin sdo ketë nevoje për këto situata, janë të parashikueshme situate e zjarrit në këtë periudhë të nxehtë. Deri tani është përballuar me burime njerëzore dhe mjete të tjera të përballueshme. E kam ndjekur gjithë natën operacionit e Ksamilit dhe falë punës u arrit që të izolohej zjarri për 7 orë e gjysmë. Nuk është çështje helikopterësh, helikopteri është në remont dhe do të përdoret atëherë kur duhet të përdoret. Do përdoret kur të jetë e nevojshme”.
Bici e ka pasur topin te pushteti vendor duke thënë se do ishte më mirë që zjarret të ishin parandaluar.
“Zonat e mbrojtura kën përgjegjësinë e tyre sepse duhet të kishin marrë masa të mëparshme. Ne nuk jemi këtu për të ndarë përgjegjësitë por për të bashkëpunuar të gjitha institucionet së bashku. Jemi në verë dhe është e parashikueshmë një gjë e tillë. Do ishte më mirë të parandaloheshin dhe parandalimi vjen nga pushteti vendor sepse ai e administro n territoin e vëtë sepse e ka shtëpinë e vetë”, shtoi më tej ajo.
Por e pyetur se përse Peleshi nuk i është përgjigjur interesit të gazetarëve për situatën e zjarreve Bici ka deklaruar se ka biseduar me të.
“Unë jam në kontakt gjithë kohës me Peleshin pasi siç thashë jemi të shpërndarë në të gjithë shqipërinë unë po mbuloj një pjesë dikush tjetër një tjetër asnjë nga ne ska filluar pushimet. Ne jemi në të gjithë territorin të shpërndarë dhe po e ndjekim nga afër çdo lloj situate, po punohet në të gjitha zonat dhe skemi ndonjë situatë agravante”.
Shqiptarja.com











