• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Reformë cironkash, apo kopertinë e politikanëve të kapur nga krimi

by Fatmir Merkoçi
31/07/2021 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

 

Pritshmëria në popull dhe sidomos e atyre që vuajtën dhe vuajnë padrejtësinë dhe korrupsionin nëpër gjykata e prokurori, ishte tepër i madh. Të gjithë menduan e shpresuan tek kjo Reformë e re e Drejtësisë. Por, me sa duket, shqiptarët duhet të jetojnë vetëm me shpresë, për të mbetur gjithmonë të zhgënjyer.

Në shkrimet e mëparshme kam shkruar se: Kjo reformë nuk do jetë frytdhënëse. Si e tillë, nuk do vendosi drejtësinë e munguar në vite. Ata që e trajnuan këtë reformë, nuk mundeshin ta ndërtonin në formë pozitive por, do e shfrytëzonin për të krijuar hapësira ligjore, për të realizuar pandëshkueshmërinë.

Që të bësh një reformë, e para, duhet të deklarosh dështimin e sistemit që kërkon ta reformosh. Por, jo vetëm që nuk u deklarua por, dhe vetë reforma nisi në mënyrë anti-ligjore. Si e tillë, ajo ishte e destinuar të kishte një dështim linear. Pse them linear?

Kemi dështimin e madh në Kushtetutë, e cila nuk ishte e bazuar në doke, zakone, tradita apo dhe në kanunet tona, të cilat në vetvete përfaqësonin Kushtetutën e jugut apo veriut. Kushtetuta u bë po nga ata që bënë dhe Kushtetutën e vitit 1998, e cila u aprovua me referendum. Por nga momenti i hyrjes në fuqi, e më pas, apo kur u mendua se ligjet e reformës kërkonin dhe bazën ligjore të Kushtetutës, ajo pësoi ndryshime të thella dhe radikale. Nuk duhet lënë në harresë se, 57 nenet e saj, u miratuan nga Kuvendi 100% ose me 140 vota. Duke i hequr të drejtën sovranit për të votuar ndryshimet e saj.

Çdo kush mendoi se tashmë nuk do kish ndryshime. Reforma u plotësua, institucionet e saj po ashtu. Por me sa duket, shqiptarët janë mësuar me zhgënjime. Opozita dorëzoi mandatet si “ luftë politike” kurse Kuvendi i zëvendësoi me listat pasardhëse, por numri i deputetëve nuk u plotësua me 140. Tashmë kishim një Kuvend ilegjitim nga pikëpamja kushtetutës. Dhe Presidenti u duk se do bënte detyrën kushtetuese, por më shumë u mor me shantazhe e sharje të atyre që i konsideronte tashmë kundërshtar.

Partia qeverisëse nuk ndali në këtë moment. Ajo si shumicë e Kuvendit nuk kërkoi legjitimitetin e ti. Kështu vendi u bë me një pozitë dhe dy opozita, ku ajo realja gjendej jashtë Kuvendit, kurse ajo shtojca, e cila s’kish as moral e as nivel, vazhdoi ta legjitimojë qoftë Kuvendin dhe qoftë qeverinë.

E ndodhur në këto kushte dhe duke pasur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve, Rama si kryeministër, vazhdoi lojën e tij. Deputetët e opozitës në sallë, jo thjesht Ju bindën verbërisht çdo propozimi, por kështu u korrigjuan 15 ligje po nga ky Kuvend. Pra brenda 2 apo 3 vjetëve, çdo gjë u përmbys.

Këto nuk ishin ligje të thjeshta, pasi ishin ligje kushtetuese: Ligji i Korporatës, Ligji i veçantë i Teatrit Kombëtar, Ligje për P.P.P.-të, Kodi Penal, Kodi Zgjedhor. Të gjitha këto ligje, u miratuan me një shumicë të frikshme, po të kemi parasysh se Kuvendi kish vetëm 120 deputet tashmë.

Miratimi apo rregullimi i këtyre ligjeve solli një rritje galopante të korrupsionit dhe përplasje të forta Presidencë-Kuvend e Qeveri. Pra në tërësinë e saj, solli një amulli në sistem. Ishin konflike që nuk ishin parë as në ditët më të errëta të vendit.

Tashmë jemi përsëri në amulli të Reformës, ku ping-pong-u i gjykatave vazhdon. Mos funksionimi i piramidës në drejtësi është e dukshme dhe e prekshme. Organet e reja nuk kanë dhënë asnjë gjë konkrete në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar. Dhe ato arrestime janë bërë falë hetimeve të partnerëve ndërkombëtarë. Asnjë “peshk i madh” nuk ndodhet në rrjetën e SPAK-ut edhe pse kaluan plot 5 vjet. Asgjë nuk duket në horizont. Tashmë çdo kush, me të drejtë thotë se kjo është Reforma e cironkave. Ajo që është më trishtuese mbetet te “vrasja” e shpresës tek shqiptarët, të cilët e mirëpritën propozimin e ndërkombëtarëve për Reformë, por nuk besojnë tashmë se kjo lloj reforme do dënojë kapot e korrupsionit që në çdo rast, drejtohen nga mafia e politikës.

Tashmë duhet një betejë dhe mund i madh, për ta zhbërë këtë situatë. Ashtu siç jam shprehur dhe më parë: Edhe kjo gjendje e ka një zgjidhje ligjore, për të mos ngelur vetëm në kuadër të konstatimit e analizës. Ka zgjidhshmëri për këtë katrahurë. Mjafton vetëm shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese e legjitimiteti të Kuvendit dhe të paktën 15 ligjet e korrigjuara e ndryshuara do bëhen absolutisht të pa vlefshëm. Ky do ishte dhe një gurë prove për vetë Gjykatën Kushtetuese si garantuese e kushtetueshmërisë në vend.

*Avokat

Next Post
Zjarr në Vermosh/ Flakët ‘zaptojnë’ sipërfaqen pyjore. Era dhe temperaturat e larta përkeqësojnë situatën

Ballkani 'pushtuar' nga zjarret/ Në Turqi 6 viktima! Evakuohen 4 fshatra në Greqi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

Skandal mjedisor në Finlandë, pezullohen punimet në projektet e Google

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com