• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlora është skaneri psiqik i Ilir Metës

by Mero Baze
12/04/2021 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Duhet shpjeguar se çfarë po ndodh në Vlorë, për të kuptuar gjendjen psiqike të Ilir Metës. Para gati dhjetë ditësh pas disa takimesh me Bujar Leskajn, Ilir Meta është bindur se kandidati i LSI, që udhëheq listën në Vlorë, Luan Rama “ka tradhtuar”.

Nuk ka ndonjë fakt apo ndonjë qëndrim të Luan Ramës, që mund të ngjallë dyshime të tilla, por xhindet i kanë fryrë në vesh Ilir Metës dhe atë e ka shpallur të blerë nga Edi Rama. Ndoshta ngaqë kanë mbiemrin njësoj.

Për këtë ka vendosur të shkojë vetë në Qarkun e Vlorës dhe ta rillojë fushatën nga e para. Këtë fundjavë ka udhëtuar në Vlorë, Himarë, dhe Sarandë, dhe ka ringritur shtabe të reja, duke u kërkuar të mos votojnë numurin 1 në listë, por numrin 2, që është një grua me emrin Griselda.

Kjo ka krijuar një pështjellim të madh, kur ja ka kërkuar këtë gjë dhe numrit 3 në listë në Sarandë, i cili duhet të vihet tani në dispozicion të numrit 2. Tërbimi i tij i skajshëm e ka përballur dhe me kryetaren e LSI Kryemadhi dhe njerëzit afër saj, të cilët janë përpjekur ta ndalojnë këtë çmenduri, pa ja dalë dot. Sot Petrit Vasili u dorëzua dhe bëri thirrje publike që të mos votohet Luan Rama, por nga numri 2 e lart. Postimi i tij është publik në
Facebook.

Tani situate në Qarkun e Vlorës është kështu. Luan Rama i shpallur armik ka dalë jashtë fushate. Shtabet e reja të Ilir Metës kërkojnë vota për kandidatin e dytë të listës, ndërkohë që LSI nuk kap dot as vota për një kandidat.

Në fund, mund të rezultojë që nëse arrihet një mandat, atë ta marrë Luan Rama, dhe pastaj të detyrohet prej Ilir Metës t’ia lërë të dytës. Sikur Edi Rama të kishte ndërmend të blinte vërtet Luan Ramën, nuk do të dinte ta bënte kaq bukur skemën që ta bënte dhe LSI-në qesharake, dhe Ilir Metën ta nxirrte nga faza, dhe të bënte që LSI të mos merrte mandate.

Ilir Meta ja ka arritur kësaj, pa ndihmën e Edi Ramës, por falë paranojës së tij, që e ka çuar në këtë pikë. Duke qenë i pasigurtë në këtë operacion, që mund ta lërë LSI-në pa mandate në Vlorë, ose t’ia japë mandatin armikut Luan Rama, ai ka vendosur të bëjë një miting të madh më 23 prill në Vlorë, “për mbrojtjen e Kushtetutës dhe zgjedhjeve”, me qëllim që kur ta humbasë mandatin të thotë: “E patë sa vetë mblodha më 23 prill, ku janë votat e 23 prillit?”

Deri atë ditë do ta kemi në Vlorë.

Ka marrë me vete stendën e zyrë së presidentit, ka ngarkuar një veturë me dekorata, dhe troket derë më derë, si “president ambulant”. Dhe sot, ndërsa shkoi në Pogradec, foli prapë për Vlorën. Me këto që po bën, mandati i LSI, i cili edhe ashtu ishte i rrezikuar, tani është i humbur. Por ai nuk e do më atë mandat. Ai do një arsye se si të nisë qysh më 23 prill “revoltën” për mos pranimin e zgjedhjeve.

Mirë e ka menduar, por problem është se më 26 prill, kështu si e ka nisur, do t’i dalë armik dhe e dyta, dhe i treti i listës, e kështu me radhë. Boll t’i lavdërojë Damiani në ndonjë kafe. Dhe mitingu i 23 Prillit, “Rama Ik”, do duket më shumë për Luan Ramën, se sa për Edi Ramën, dhe do t’i mundojë njerëzit kot.

Next Post
VIDEO EPIKE: Kur numri në database të del tjetër për tjetër!

VIDEO EPIKE: Kur numri në database të del tjetër për tjetër!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In