• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Vlahutin interesohet për projektet e financuara nga BE: Lungomare të mbarojë para sezonit turistik

by A R
01/02/2017 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka kërkuar dje në Vlorë që të mbarojnë para fillimit të sezonit turistik tri projektet madhore për këtë qytet: Lungomare, Bypass-i dhe ajo e kanalizimeve të ujërave të zeza.

Ajo mbërriti bashkë me një ekip të saj, ku kërkoi informacione në lidhje me këto projekte të financuara nga BE. Fillimisht ajo i ka nisur takimet në Bashkinë e Vlorës, ku u prit nga kryetari i Bashkisë, Dritan Leli. Takimi ka zgjatur në zyrën e kryebashkiakut rreth 40 minuta, ndërkohë që sipas burimeve, Vlahutin ka qenë e prerë, duke kërkuar të mos zvarriten me këto tri projekte.

Pasi doli nga institucioni i Bashkisë, e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Leli, ambasadorja e BE-së Vlahutin u shpreh se “kam ardhur në Vlorë për takime pune, ku do të ndjekim nga afër punimet e tri projekteve të rëndësishme që financohen nga ne, atë të ujërave te zeza, të Lungomares dhe Bypass-it. Financimet nga BE-ja kapin një vlerë prej 47 milionë eurosh dhe shpresojmë që punimet të mbyllen para sezonit të verës. Jemi në dijeni që Bypass-i ka zgjatur. Por ne kemi ardhur të bëjmë takime edhe me sipërmarrësit, që të mësojmë prej tyre datat fikse për përfundimet e punimeve, pasi industria e turizmit është mjaft e rëndësishme për qytetin e Vlorës dhe jo vetëm”, u shpreh Vlahutin pasi doli nga Bashkia  raporton Panorama.

Ndërkaq, nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë ka falënderuar ambasadoren për vizitën e saj, si dhe interesimin për investimet që po kryhen nga BE-ja në qytetin e Vlorës. Pas deklaratave, Vlahutin e shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Leli kanë zbritur në terren ku kanë parë nga afër punimet e Lungomares dhe Bypass-it. Burime nga Bashkia bënë të ditur se Vlahutin ka marrë garancinë se deri në datën 30 prill punimet në Lungomare do të kenë përfunduar. Por, ndërkaq, nuk bëhet e ditur nëse është dhënë një afat sa i përket përfundimit të bypassit.

“Po shohim se cilat janë ecuritë për tri projektet e mëdha që BE po financon këtu në Vlorë, sepse në total flasim për 47 milionë euro. Së pari projekti që ka të bëjë me kanalizimet e ujërave të zeza, dhe disa të tjera që ne shpresojmë që të përfundojnë përpara sezonit të verës dhe kjo ka të bëjë me Lungomaren. Pastaj kemi në fakt edhe një projekti tjetër, i cili është zgjatur, dhe ai është projekti i bypassit. Ky projekt, në fakt, është shumë i rëndësishëm, jo vetëm për Vlorën, por për të gjithë Jugun e Shqipërisë dhe për turizmin e vendit. Ajo çka donim të bënim ishte të vinim në Vlorë dhe të takoheshim me të gjithë ata që janë të përfshirë në këto projekte dhe që të dëgjonim prej tyre se cilat janë datat reale se kur këto projekte do të përfundojnë”, u shpreh Vlahutin teksa inspektoi punimet në Lungomare.

/a.m.

Next Post
Krujë/ Gjyshi 91 vjeçar tenton të vrasë veten… policia i gjen dy armë dhe një arsenal municionesh

Vijon dorëzimi vullnetar, në 24 orë u mblodhën 31 armë zjarri, 12 granata e mijëra municione

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata Kushtetuese si parkim

Demokraci apo lotari e kaosit?

October 19, 2026
Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

Musk premton aksione të SpaceX për çdo fëmijë amerikan

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

October 19, 2026
“Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë”- Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?

“Edhe talebanët arritën të uleshin në tavolinë”- Spahiu: Kush do e propozojë kryeministrin apo ministrat e qeverisë teknike dhe ku do votohen?

October 19, 2026
Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

Diddy largohet papritur nga burgu në New Jersey, dyshimet për sigurinë e tij shtojnë misterin e transferimit

October 19, 2026
Balla nga foltorja e Kuvendit: Reforma territoriale votohet sot, 46 bashkive të reja u garantojmë shërbime më të mira

“Të ndalohet dhuna ndaj efektivëve”- Balla viziton punonjësin e plagosur: Policët kanë derdhur gjak për misionin e tyre!

October 19, 2026
Sulmohet Gjykata e Apelit në Tiranë, protestuesit drejtohen nga “Brryli”, Policia në ndjekje

Protesta/ Sulmuan Gjykatën e Apelit dhe e shkatërruan, Policia arreston 5 persona, shpallen në kërkim 15 të tjerë! Si provë u sekuestrua lëndë piroteknike

October 19, 2026
Dëgjoje heshtjen!

Si sot 23 vjet më parë, lumturimi i Nënë Terezës nga Papa Gjon Pali i Dytë

October 19, 2026
Dhuna në protestën e djeshme dhe djegia e Komisariatit nr. 3, Policia arreston 69 persona, 20 të tjerë procedohen penalisht!

Dhuna në protestën e djeshme dhe djegia e Komisariatit nr. 3, Policia arreston 69 persona, 20 të tjerë procedohen penalisht!

October 19, 2026
Protestat e dhunshme, kryeministri Lecornu kërkon shtetrrethim e Francës pas trazirave!

Protestat e dhunshme, kryeministri Lecornu kërkon shtetrrethim e Francës pas trazirave!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com