• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Viti kur natyra vendosi të na mbyllë (përkohësisht) gojën!

by Skënder Minxhozi
31/12/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Sherr partish ka pasur kurdoherë. Nuk mbajmë mend një vit të qetë. Tërmete si ai i 21 shtatorit dhe sidomos i 26 nëntorit të këtij viti zor se kujtojnë edhe të rriturit. Natyra e vendosi ta bënte vetë bilancin e vitit 2019 për shqiptarët. I zhvlerësoi planet, ëndrrat, sfidat, mëritë, zënkat e krizat, duke i shkundur fort nga themeli.

Meqë është e modës që në ditët e fundit të dhjetorit të bëhen gjithfarë bilancesh (njëri prej tyre këto ditë rendiste edhe ëmbëlsirat më mira me kungul!!!), le të themi se tërmeti që rrënoi një pjesë të ndërtimeve në Shqipërinë e Mesme në nëntor, është ngjarja më e madhe, më dramatike dhe me pasoja më afatagjata, që la pas ky vit. Nëse mund ta përdorim frazën pa qenë cinikë, ishte një tërmet “për sot dhe për nesër”!

Viti nisi në traditën më të konsoliduar të politikës shqiptare: me sherr dhe kërcënime. S’ka qenë e vështirë të kuptohej se tenxherja që ziente gjatë vitit 2018, do të shpërthente së afërmi. Djegia e mandateve nga opozita parlamentare dhe nisja e një numri protestash të dhunshme, sfiduan rendin kushtetues, trembën të huajt (më shumë se shqiptarët), ulën qepenat e bizneseve dhe anulluan një pjesë të prenotimeve turistike për verën që po vinte.

Sikur të mos e kuptonte që ja kishte futur kot me punën e mandateve, opozita vendosi ta dorëzojë vullnetarisht edhe listën e bashkive që qeveriste në zgjedhjet e rradhës të pushtetit vendor, duke dalë krejtësisht jashtë sistemit. Një zbatim pikë për pikë i aksiomës “sa më keq aq më mirë”, por që në rastin konkret nuk doli ashtu siç pritej.

Viti 2019 është padyshim momenti kur njëra palë vendosi të marrë mbi shpinë edhe krizën e palës tjetër. Duke e goditur Ramën me çfarë u erdhi për dore, opozita e lehtësoi atë edhe nga njollat që objektivisht ka marrë mbi dopiopetin e qeverisjes. Viktimizimi i pushtetit, përmes zjarrit të shashkave e bojës që vishte muret e Kryeministrisë, ka qenë gafa më e madhe politike e vitit që po mbyllim, e që ashtu si tërmetet që pasuan më vonë, do të lenë pasoja afatgjata për PD e LSI.

Çdo pjesë muzikore serioze ka një uverturë, por ka dhe një finale. Dhe finalen filluam ta zbulojmë ngapak në shtator, kur tërmeti vendosi ligjin e tij të frikës mbi shqiptarët. Lëkundjet arritën madje të bëjnë edhe atë që s’ishte parë e dëgjuar: të pushojnë, qoftë edhe përkohësisht, sherret e partive. Tërmeti i mbylli gojën shqiptarëve sherrxhinj. Ky është i vetmi aspekt pozitiv i një ngjarjeje, e cila shkaktoi 51 të vrarë, qindra të plagosur dhe mbi 13 mijë të pastrehë.

Përmasat e tërmetit të nëntorit, janë dimensionet e sfidës që na pret në vitin 2020 ku po hyjmë. Nëse qeverisësit e vendit kanë dashur një axhendë paraprake pune, e kanë atë: shërimin e pasojave të tërmetit. Viti që vjen pritet të jetë momenti kur do të përballemi realisht me krizën e tërmetit, do të jetë trajektorja kohore kur do të prekim me dorë nga njëri cep në tjetrin përmasat reale të dramës që na ra mbi krye. E që i ka dhënë tashmë formë që në mëngjesin e 27 nëntorit, qeverisjes së të gjitha niveleve. A do dalim nga tuneli i tërmetit në 2020?! Urimi më i natyrshëm dhe më njerëzor është që t’ja dalim!

Next Post
Dietologët amerikanë: Ushqimet e duhura gjatë verës

Gabimet që nuk duhet të bëni gjatë darkës së ndërrimit të viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

LIVE! Nis takimi në Pallatin e Brigadave, flet Kryeministri Rama: Sot është Qeveria që raporton para Grupit

February 26, 2026
Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

Rasit i çuditshëm: Hakerin e rrezikshëm e kërkojnë SHBA-të, por ai bën ofertën tunduese

February 26, 2026
Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

Përdorues i Sky Ecc dhe trafikant droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të Vetëvendosjes

February 26, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In