• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

by Frrok Çupi
26/02/2026 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

Të gjitha kamerat u rreshtuan sikur do të dëgjonin mrekullinë. Sali Berisha doli nga takimi me europianët e djathtë ‘me kurriz të zbutur’, siç tha media. Vetë ky nuk ishte ky. Premtoi se nuk do të ketë më zjarr mbi qyteti, por u duk se e tradhtonte vetja.

Njësoj si 29 vjet më parë.

Atëherë ishte mars. Tani pak ditë para marsit, fund i shkurtit. Vetëm kaq është dallimi.

Ishte viti 1997. Presidenti dhe qeverisja e Shqipërisë kinse po tentonin ta linin pas. Ky është viti 2026 kur të njëjtët udhëheqës të marsit të vitit 1997 po tentojnë të tërheqin që nga thellësia atë vit plot tmerre, varre dhe kërcënime se veriu do të shuante jugun.

Ka qenë një vit i tmerrshëm. Jo viti, por njerëzit e asaj udhëheqjeje.

Aty nga mesi i marsit, presidenti i Republikës mësyu shërbimin sekret dhe militantët e tij që të përhapnin frikën se ‘ Vlora po më vjen të më vrasë në presidencë!’. Isha në Vlorë, gjatë gjithë kohës. Askush nuk e tha as e mendoi marshimin drejt Tiranës për të kapur të gjallë presidentin. Djemtë e Vlorës ruheshin se ‘ po vjen dushmani’  nga deti ose nga Vjosa. Ata veçse shpërndanin ndihma ushqimore dhe ilaçe për nevojat e qytetarëve që i kishte rrethuar për vdekje udhëheqësia shqiptare.

Dy avionët luftarakë të ngarkuar me armë kimike për të zhdukur në masë njerëzit e Jugut të vendit, ishin arratisur pa hedhur asnjë armë. Kjo i qetësonte njerëzit.

A kishte avionë të tjerë që të dërgoheshin? Kishte avionë të tjerë, por nuk kishte më këllëçe as presidenti, as qeveria, as gangsterët rreth tyre.

Ishte vetëm frika prezente kudo ku kishte autorë të vrasjes së gjysmës së kombit. Në selinë e presidentit ishin mbledhur militantë të armatosur rreth Berishës, nën kryesimin e një Saliu tjetër që ndodhet edhe tani në sulmet e ishj- presidentit.

Interesant, sa e re mbetet e keqja, duket sikur është gjithnjë vetëm tre vjeç. Ata që terrorizonin atëherë, ata terrorizojnë edhe sot. Kanë rinovuar vetëm Grupin e Zjarrit. Fëmijë e adoleshentë, të paguar keq sa për një natë në pub, mblidhen nën mjekra të maskuara deputetësh. Mblidhen bashkë si korba të vegjël dhe presin që Saliu të valëvisë flamurin kombëtar. Atëherë këta lëshojnë zjarrin e armëve kundër simbolit komb.

Komplet njësoj si atëherë.

Veçse atëherë ishin mbledhur në selinë e presidentit. Edhe vetë presidenti mbante dy armë automatike. Njërën për vlonjatët, tjetrin për tropojanët, nëse e tradhtonin. E griu frika. Edhe militantët që kishin mbushur selinë i griu uria dhe nevoja për tualete. Kur mbaroi puna, gjithë oborri dhe zyrat u nevojit të laheshin me detergjente, u desh një kohë prej tre muaj sa të dilte era e rëndë.

Në atë moment në Tiranë zbarkuan ndërkombëtarët. Një austriak, vetë Kancelari, mori rolin e kujdestarit në vend. 7 mijë ushtarë do të vinin nga forcat shumë kombesh. Presidenti kishte rënë dakord që të linte vendin. Helikopteri po e priste në stadiumin e vjetër.

Histori e përsëritur sot.

Europa zbarkoi dje me një tufë nëpunësish, për të folur me po të njëjtin president, tanimë të pandehur në gjykatën speciale për korrupsion të madh dhe minim të demokracisë. Edhe këta erdhën të bisedojnë nëse ky do të pushojë luftën apo ka propozim për helikopter. Pak ditë më parë kishte qenë drejtori politik i Parlamentit Europian, McAllister që kishte thënë se ‘nuk e takoj’ presidentin e vitit 1997.

Dukej sikur flitej për fantazma: Vallë si mund të takosh në vititn 2026 po të njëjtin president të vitit 1997. 29 vjet. I njëjti si atëherë, me armë në dorë. Edhe vëzhguesi i dërguar nga PE, Mr. Schieder, po austriak. Ai i tha Berishës që të lëshojë armët e të mos djegë qytetin.

Këta që erdhën dje u tha kot sikur janë fakt-bledhës. As armë-mbledhës nuk janë. Por disa njerëz nga Europa, që duhej të ishin sa më shumë, me qëllim që Berisha të mos e dridhte fjalën se ‘nuk kishte dëshmitarë’.

I thanë ‘mblidhe bishtin e mos terrorizo popullin në mes të Europës’.

I treguan edhe një gjë ‘konfidenciale’ në vesh.

Si t’ i thonin ‘a të duhet helikopteri?’. Tani nuk e mbartin dot sepse ky është i pandehur para gjyqit. Por Berisha u shfaq fiks si atë natën e helikopterit, mars 1997. Tha se ‘ nuk do të hedhë më bomba në mes të qytetit’.

Po, vallë ju besoni?

Edhe atëherë u jargavit e u lut se ‘do të rri urtë’, veç ta linin këtu. Dolën garant disa politikanë naivë. Sapo e zbritën nga helikopteri, ky mori kallashin. Jo kallashë, por tanket e Gardës një vit pas, 1998. Kërcënoi edhe Amerikën se ‘të ta djeg ambasadën dhe ambasadoren!’. Në fakt tentoi.

Të shikojmë çfarë do të tentojë në kryengritjen e të shtunës! Me siguri prapë zjarr mbi qytetin.

Next Post
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    O flok calupi,ti qenke i ndyre,i neveriteshem i perbuzuar nga njerzimi,mbete duke bere vetem lajka.Aso kohe kure ti thoshe jam i pd,kishe komandant monstren e vicidolit,sot e shume kohe me pare ke komandante k/hajdutin.Ti tregon karakterin e dobte,e dredhe si nji kuve,e dalur bojet i tille ishe e do mbetesh,deri sa te ngordhesh.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama poston pankartat nga protestat: Më ngjallin keqardhje fjalimet “krra-krra-krra”, por më argëtojnë memet

Rama poston pankartat nga protestat: Më ngjallin keqardhje fjalimet “krra-krra-krra”, por më argëtojnë memet

June 8, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Ta ruajmë Shqipërinë si relike të të shkuarës!?

June 8, 2026
Sulmet e fundit Iran-Izrael godasin ekonominë globale, nafta “kërcen” menjëherë në bursë

Sulmet e fundit Iran-Izrael godasin ekonominë globale, nafta “kërcen” menjëherë në bursë

June 8, 2026
Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

Londra bashkon liderët europianë, Zelensky ‘sfidon’ Putinin për takim direkt

June 8, 2026
Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunami

Tërmet 7.8 ballë në Filipine, të paktën 15 viktima dhe mbi 120 të plagosur, autoritetet paralajmërime për cunami

June 8, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Nga Shkupi 1924 te Shkupi 2026: Triumfi i gjeografisë mbi hegjemoninë

June 8, 2026
UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike

UNESCO shpalli Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore, Rama: Rezultat i punës sonë diplomatike

June 8, 2026
Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

Zgjedhjet/ Kështu pritet të ndahen vendet në legjislaturën e 11-të në Kuvendin e Kosovës

June 8, 2026
Pse Berisha po nxiton të shpallë se PD është në protestë?

Pse Berisha po nxiton të shpallë se PD është në protestë?

June 8, 2026
Sirena, raketa dhe sulme ajrore! Orë dramatike mes Izraelit dhe Iranit

Sirena, raketa dhe sulme ajrore! Orë dramatike mes Izraelit dhe Iranit

June 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In