• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Viti kur natyra vendosi të na mbyllë (përkohësisht) gojën!

by Skënder Minxhozi
31/12/2019 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Sherr partish ka pasur kurdoherë. Nuk mbajmë mend një vit të qetë. Tërmete si ai i 21 shtatorit dhe sidomos i 26 nëntorit të këtij viti zor se kujtojnë edhe të rriturit. Natyra e vendosi ta bënte vetë bilancin e vitit 2019 për shqiptarët. I zhvlerësoi planet, ëndrrat, sfidat, mëritë, zënkat e krizat, duke i shkundur fort nga themeli.

Meqë është e modës që në ditët e fundit të dhjetorit të bëhen gjithfarë bilancesh (njëri prej tyre këto ditë rendiste edhe ëmbëlsirat më mira me kungul!!!), le të themi se tërmeti që rrënoi një pjesë të ndërtimeve në Shqipërinë e Mesme në nëntor, është ngjarja më e madhe, më dramatike dhe me pasoja më afatagjata, që la pas ky vit. Nëse mund ta përdorim frazën pa qenë cinikë, ishte një tërmet “për sot dhe për nesër”!

Viti nisi në traditën më të konsoliduar të politikës shqiptare: me sherr dhe kërcënime. S’ka qenë e vështirë të kuptohej se tenxherja që ziente gjatë vitit 2018, do të shpërthente së afërmi. Djegia e mandateve nga opozita parlamentare dhe nisja e një numri protestash të dhunshme, sfiduan rendin kushtetues, trembën të huajt (më shumë se shqiptarët), ulën qepenat e bizneseve dhe anulluan një pjesë të prenotimeve turistike për verën që po vinte.

Sikur të mos e kuptonte që ja kishte futur kot me punën e mandateve, opozita vendosi ta dorëzojë vullnetarisht edhe listën e bashkive që qeveriste në zgjedhjet e rradhës të pushtetit vendor, duke dalë krejtësisht jashtë sistemit. Një zbatim pikë për pikë i aksiomës “sa më keq aq më mirë”, por që në rastin konkret nuk doli ashtu siç pritej.

Viti 2019 është padyshim momenti kur njëra palë vendosi të marrë mbi shpinë edhe krizën e palës tjetër. Duke e goditur Ramën me çfarë u erdhi për dore, opozita e lehtësoi atë edhe nga njollat që objektivisht ka marrë mbi dopiopetin e qeverisjes. Viktimizimi i pushtetit, përmes zjarrit të shashkave e bojës që vishte muret e Kryeministrisë, ka qenë gafa më e madhe politike e vitit që po mbyllim, e që ashtu si tërmetet që pasuan më vonë, do të lenë pasoja afatgjata për PD e LSI.

Çdo pjesë muzikore serioze ka një uverturë, por ka dhe një finale. Dhe finalen filluam ta zbulojmë ngapak në shtator, kur tërmeti vendosi ligjin e tij të frikës mbi shqiptarët. Lëkundjet arritën madje të bëjnë edhe atë që s’ishte parë e dëgjuar: të pushojnë, qoftë edhe përkohësisht, sherret e partive. Tërmeti i mbylli gojën shqiptarëve sherrxhinj. Ky është i vetmi aspekt pozitiv i një ngjarjeje, e cila shkaktoi 51 të vrarë, qindra të plagosur dhe mbi 13 mijë të pastrehë.

Përmasat e tërmetit të nëntorit, janë dimensionet e sfidës që na pret në vitin 2020 ku po hyjmë. Nëse qeverisësit e vendit kanë dashur një axhendë paraprake pune, e kanë atë: shërimin e pasojave të tërmetit. Viti që vjen pritet të jetë momenti kur do të përballemi realisht me krizën e tërmetit, do të jetë trajektorja kohore kur do të prekim me dorë nga njëri cep në tjetrin përmasat reale të dramës që na ra mbi krye. E që i ka dhënë tashmë formë që në mëngjesin e 27 nëntorit, qeverisjes së të gjitha niveleve. A do dalim nga tuneli i tërmetit në 2020?! Urimi më i natyrshëm dhe më njerëzor është që t’ja dalim!

Next Post
Dietologët amerikanë: Ushqimet e duhura gjatë verës

Gabimet që nuk duhet të bëni gjatë darkës së ndërrimit të viteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com