• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Viti 2024 nën dritën e tensioneve politike, liderët evropianë që u fuqizuan dhe ata që e pësuan

by A R
30/12/2024 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Viti 2024 ka qenë një vit i ngarkuar politikisht, me ngjarje të mëdha dhe zhvillime që kanë tronditur skenën politike globale dhe evropiane. Disa liderë dhe politikanë kanë ditur të përfitojnë nga tensionet dhe sfidat e brendshme për të siguruar një pozicion të fortë brenda BE-së dhe në arenën ndërkombëtare, ndërsa disa të tjerë humbën fuqinë e tyre.

Liderët që fuqizon ndikimin e tyre

Donald Tusk: Kryeministri polak dhe anëtar i Partisë Popullore Evropiane, Tusk ka përdorur çështjen e Ukrainës dhe tensionet brenda Polonisë për të ushtruar ndikim në Bruksel. Ai ka arritur të fitojë mbështetje për planet e tij për azilin dhe të ruajë pozitat politike pavarësisht rivalëve të djathtë.

Pedro Sánchez: Kryeministri spanjoll ka mbajtur një pozicion të fortë, duke ruajtur një delegacion të fuqishëm në Parlamentin Evropian. Ai ka përdorur këtë forcë për të pasur ndikim në vendimet kryesore të BE-së, veçanërisht në çështjet ekonomike dhe sociale.

Mario Draghi dhe Enrico Letta: Edhe pse nuk janë më pjesë e Këshillit Evropian, ish-kryeministrat italianë kanë lëshuar raporte të rëndësishme për të kritikuar ngadalësimin ekonomik të Evropës dhe kanë ndikuar në politikat e BE-së.

Liderët që humbën fuqinë e tyre

Emmanuel Macron: Pas humbjes në zgjedhjet e BE-së dhe humbjes së shumicës në Asamblenë Kombëtare, Macron u përball me një vit të vështirë. Përpjekjet për të formuar një qeveri të re dështuan, dhe ai po përballet me presion nga Brukseli për të ulur deficitet e Francës.

Olaf Scholz: Kancelari gjerman u përball me tensione të brendshme në koalicionin e tij, duke çuar në një situatë të paqartë për politikën e Gjermanisë në BE. Shumë e panë si një partner më pak të besueshëm për BE-në. Tensionet e brendshme kur FDP u tërhoq nga qeveria në një mosmarrëveshje mbi politikën fiskale, duke e detyruar Scholz të thërriste zgjedhje të parakohshme në shkurt 2025

Klaus Iohannis: Presidenti rumun përballet me pasiguri politike pas një rezultat të pavlefshëm në zgjedhjet presidenciale dhe ndërhyrjeve të huaja. Iohannis do i duhet të garantojë stabilitetin e vendit për të shmangur krizën.

Liderët që duhet vëzhguar ende

Mark Rutte: Pas dorëheqjes si kryeministër i Holandës, Rutte kaloi në një koalicion të brishtë me ekstremistët e djathtë dhe mori udhëheqjen e NATO-s, kur aleanca transatlantike lundron nëpër ujëra të rrëmujshme. NATO është forcuar nga anëtarët e rinj Finlanda dhe Suedia por ajo po lëkundet me fitoren e Donald Trump që kërcënon të tërheqë mbështetjen ushtarake.

Viktor Orbán: Kryeministri hungarez vazhdon të ushtrojë ndikim në BE me veto mbi politikat për Ukrainën dhe ka formuar një grup të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian, duke fuqizuar lidhjet me populistët dhe Trumpin.

Keir Starmer: Pas fitores në zgjedhjet e Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri Starmer ka premtuar përmirësimin e marrëdhënieve me BE-në, por ka theksuar se Britania nuk do të ribashkohet me tregun e vetëm të BE-së.

Next Post
LIVE! Konferenca e fundvitit, Rama: Çelja e negociatave me BE, momenti më domethënës i 2024-ës

LIVE! Konferenca e fundvitit, Rama: Çelja e negociatave me BE, momenti më domethënës i 2024-ës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRAT/ Vrasja në gjueti, Policia e Dibrës zbardh detajet nga ngjarja tragjike! Kush janë viktima dhe autori, dy shokët kishin shkuar…

November 4, 2026
Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu kryeson me 56 mandate, opozita siguron 48

A u manipuluan zgjedhjet në Izrael? Komisioni i Zgjedhjeve jep verdiktin

November 4, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

November 4, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

Vrasje në gjueti në Bulqizë, 44-vjeçari qëllon aksidentalisht shokun në pyll, arrestohet! Po shënjestronte një kafshë, por…

November 4, 2026
Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

Katër shqiptarë në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri prej tyre është në avantazh, ja kush janë!

November 4, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor mbahet më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

Detajet e Progres-Raportit të KE për Shqipërinë! Katër kapituj të mbyllur me BE, përparim në drejtësi dhe ekonomi: Duhet dialog për protestat

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In