• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Vilat e Presidentit kanë ujë 24 orë”, UKT përgënjeshtron Metën: Cilësia sipas standardeve, kontrollohet çdo ditë

by A R
25/05/2021 19:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujësjellës Kanalizime Tiranë përmes një deklarate siguron qytetarët se zbaton standartin kombëtar të cilësisë së ujit të pijshëm dhe rekomandimet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

UKT ka reaguar me keqardhje për postimet që kreu i shtetit Ilir Meta ka bërë sot duke u shprehur se ky eshte nje keqinformim qe i behet publikut lidhur me cilësinë e ujit në kryeqytet.

“UKT ndoqi me keqardhje një reagim të pavend dhe aspak të denjë të Presidentit të Republikës, por që nuk çudit askënd, lidhur me një vendim gjykate, referuar një çështjeje që daton 5 vjet më parë, të keqpublikuar qëllimisht ditët e fundit nga disa media e portale pranë opozitës dhe Presidentit. Presidenti i Republikës, shtëpitë dhe vilat e të cilit sot furnizohen me 24h ujë, po e përdor qëllimisht këtë çështje për të keqinformuar publikun. I kujtojmë Presidentit se UKT-ja nuk është më institucioni i dikurshëm, kur drejtohej nga një kanakar i një prej aleatëve më besnikë të z. President”, thuhet në njoftimin e UKT.

Ky institucion nënvizon se që nga ajo kohë, UKT ka pësuar një ndryshim rrënjësor, qoftë në dhënien e shërbimit për qytetarët, qoftë në furnizimin me ujë të tyre, duke e çuar furnizimin me 24h ujë në ditë në 70% të Tiranës.

“UKT siguron qytetarët e Tiranës se zbaton standartin kombëtar të cilësisë së ujit të pijshëm, mbështetur në VKM Nr.379 datë 25/05/2016, dhe rekomandimet për cilësinë e ujit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipas këtij standardi, uji i pijshëm monitorohet çdo ditë nga Operatori i Sherbimeve të Kujdesit Shëndetësor, i cili është organi që kontrollon dhe monitoron cilësinë e ujit të pijshëm. Zgjedhja e pikave të marrjes së mostrave realizohet në bashkëpunim me Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor të Tiranës dhe miratohet nga Ministria e Shëndetësisë. Çdo ditë kryhen analiza për 16 kampione për 7 parametra fiziko-kimike (ngjyra, era, shija, turbullira, amoniaku, nitrite, klori i lirë mbetës) dhe 3 parametra mikrobiologjik (Koliforme totale, Escherichia coli, Streptokoku fekal)”, sqaron UKT.
Paralelisht, edhe Drejtoria e Higjenës monitoron rregullisht, në mënyrë të përditshme, kampione uji në 31 pika të përcaktuara në të gjithë qytetin e Tiranës.

“Uji me të cilin UKT furnizon konsumatorët e saj përmes rrjetit shpërndarës, është objekt kontrolli periodik nga Institucione të tjera monitoruese sic janë: Inspektoriati Shendetesor Shqiptar, institucion që vepron në bazë të dispozitave të ligjit nr. 7643 dt. 02.12.1992 “Për Inspektimin Sanitar” të ndryshuar, si dhe akteve të tjera kigjore në fuqi dhe njofton Ministrinë e Shëndetësisë si dhe Agjencia e Baseneve Ujore. Vetë Ujësjellës Kanalizime Tiranë kryen kontroll të përditshëm në 52 pika të kampionimit në të gjithë qytetin e Tiranës për monitorimin e klorit të lirë mbetës në pikat fundore të rrjetit të ujësjellësit. Për sa i përket klorinimit, niveli i klorit në të gjithë rrjetin e ujësjellësit mbahet gjithmonë brenda limiteve të rekomanduara nga ISHSH që është në vlerat 0,3-0,5 mg/l në rrjet”, e mbyll reagimin e saj UKT duke garantuar qytetarët për cilësinë e ujit të pijshëm.

Next Post
Fleta e votimit me emra/ KAS rrëzon PD-në, pranon kërkesën e PS-së

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Durrës, KAS vendos të rinumërohen 108 kuti votimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com