• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk ka përsëritje zgjedhjesh në Durrës, KAS vendos të rinumërohen 108 kuti votimi

by A R
25/05/2021 19:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke iu referuar kërkesave të dy subjekteve politike, PD-LSI, të cilat kontestuan rezultatin në Qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, kërkuan që duke nisur nga ora 10:00 e ditës së nesërme, të nisë procesi i rinumërimit për 108 kuti të këtij qarku

“Nisur nga analogjia e këtij rasti dhe dakordësia e palëve në këtë proces, në interes të vazhdimësisë të procesit, KAS pranon kërkesën e LSI, duke vendosur procesin e rivlerësimit dhe rinumërimit të 108 kutive të identifikuara pjesë të ankimit. I kërkojmë administratës të marrë masa sa më shpejt për të ndërtuar infrastrukturën dhe tërheqjen e këtyre kutive për të vijuar procesin. Ora 10:00 ditën e nesërme”, tha Bele, relator i KAS në këtë mbledhje.

Vendimi u mirëprit edhe nga përfaqësuesi i PS në Kas, Eridjan Salianji, i cili tha se janë të bindur që mandati i tetë i PS në Durrës është legjitim dhe rezultati nuk do të ndryshojë

“Është i qartë në Kodin Zgjedhor si kryet procesi i numërimit. Ankuesi, tha që ky proces i shërben transparencës. Jemi dakord me këtë pjesë, mandati i tetë i PS është legjitim, i votuar nga zgjedhësit e Qarkut të Durrësit. Janë zero shanset për të ndryshuar rezultatin. Jemi dakord me këtë pjesë, shpresoj ta pranoni këtë kërkesë të ankuesve. Sepse për ne është e rëndësishme procesi zgjedhor, shumë e rëndësishme. Numërimi ka qenë transparent në Qarkun e Durrësit”, tha Salianji.

Kujtojmë që pak më parë Lëvizja Socialiste për Integrim, e përfaqësuar nga juristi Altin Kaziaj, kërkoi nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, rinumërimin e kutive të Qarkut të Durrësit, me arsyetimin, se një mandat mes kësaj force politike dhe Partisë Socialiste është 204 vota.

Kaziaj: Kemi bërë kërkesë për Qarkun e Durrësit, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhësve. Kërkojmë ashtu si një kërkesë analoge për Qarkun e Beratit dhe ju e keni marrë në konsideratë ato që ishin provat tona, kërkojmë rinumërim të Qarkut të Durrësit. Ju e keni të disponueshme pranë jush kërkesën ankimore, përbëhet nga 8 fletë. kemi elementë të mjaftueshëm për vendimmarrje objektive. Janë rreth 300 qendra votimi. Nga materiali përfundimtar nga këqyrja e këtyre fletëve votimi, kemi përpara jush fletë votimi të pavlefshme dhe që janë vënë te zarfi i fletës së votimit që është në qeveri për momentin.

Totali i qendrave të votimit është 108 kuti të këqyrja nga pamjet filmike. Për aq sa na lejohet nga pamjet filmike, për shkak se numëruesit vinin dorën e vet përpara asaj që ka qenë vullneti i qytetarit, për një nga subjektet. Nga kjo tabelë, më konkretisht, subjekti politik PS, ka një numër rreth 204 votash më tepër se rezultati i pasqyruar në tabelën përmbledhëse të Qarkut të Durrësit. LSI, të paktën nga pamjet e këqyra nga ana jonë, që japin dhe indicie të mjaftueshme, LSI ka një disavantazh të vogël rreth 136 vota, që në fund të fundit janë shumë pak në një qark të madh siç është ai i Durrësit. Një afat kohor shumë të shkurtër dhe për faktin që askujt nuk i vlen një vonese të tepërt dhe të kotë të procesit, në faqen shtatë kam kërkuar që ky organ kolegjial, veç provave të mbledhura nga ana jonë, të marri parasysh edhe procesverbalet e KQZ, pamjet filmike dhe çdo dokument që i shërben një hetimi të thelluar administrativ. Kjo do të sillte një transparencë nëse do të procedoni dhe do të bëni hapjen e këtyre kutive. Duam një vendimmarrje objektive nga ana juaj.

Bele: Ne i dëgjuam vërejtjet tuaja. Di të them për pjesën e personave të tjerë, një vendim eventual për të filluar procesin e numërimit në këtë sallë, kutitë do të jenë të identifikuara nga ju sepse i vlejnë procesit. Personat që do të hynë do të jenë të identifikueshëm.

Next Post
KLP cakton përkohësisht dy prokurorë të Gjykatës së Lartë dhe dy drejtues në rrethe

KLP cakton drejtuesit e dy prokurorive, kush e merr drejtimin e Durrësit dhe Apelit të Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

Paratë e drogës kalonin përmes “Hawala”/ ‘Kuzhina’, ‘hipja’ dhe ‘dalja’, kodet e komunikimit mes organizatës Çopja–Çela për trafikun e kokainës

November 7, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës në Tiranë, policia vendos 10 gjoba ndaj pjesëmarrësve

November 7, 2026
Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

Instituti i Ndërtimit dorëzon raportin për pallatin në Elbasan, konstaton rrezik shembjeje dhe kërkon ndalimin e përdorimit të godinës

November 7, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

November 7, 2026
Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

Ja rolet e drejtuesve që mbushën Europën me kokainë, Çela koordinonte transportin me avionë nga Bolivia në Paraguaj, Çopja nxirrte ngarkesat nga portet

November 7, 2026
Shkulën gjithçka, përveç Ramës

Shkulën gjithçka, përveç Ramës

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In