• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Vila me bunker, lidhjet me trafikun, dënimi i kryer e fajet e drejtësisë…” ‘Zoti i drogës’ flet nga arratia

by A R
11/11/2017 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Alket Hatija, njeriu që cilësohet nga mediat italiane si “Zot” i drogës, flet sot në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Kjo javë” të moderatores Nisida Tufa, në “News24”. Nga baza ku fshihet, ai pranon për gazetaren Klodiana Lala, rolin e tij në grupin italo-shqiptar të trafikut të heroinës, ndërsa flet edhe për akuzat dhe vitet e burgut në Shqipëri.

Për herë të parë 40-vjeçari, baba i dy vajzave tregon për vilën me bunker në Berat, prapaskenat e ekstradimit drejt Italisë dhe përse nuk pranon t’u dorëzohet autoriteteve.

Hatija është dënuar me 20 vite burg në Itali, si pjesë e trafikut të drogës dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

INTERVISTA
Klodiana Lala: Alket kur filluan problemet tuaja me drejtësinë?
Alket Hatija: Në vitin 2008, në 10 shtator të vitit 2008.

Klodiana Lala: Çfarë ndodhi asokohe?
Alket Hatija: Ka ardhur policia më ka kapur një bujë e madhe për llogari të Italisë. U morëm shkuam në gjykatë në polici, nga policia na dhanë masën e arrestit. Që nga momenti I masës së arrestit unë kam kërkuar personalisht ekstradimin tim në Itali.

Klodiana Lala: Çfarë ndodhi u ekstraduat po pati një gjykim ndaj jush në Shqipëri ?
Alket Hatija: Në momentin që unë kërkoja gjykim, si në masën e arrestit si në apelimin e masës së arrestit prokurori thoshte që JO, ju nuk do të shkoni në Itali, sepse ne kemi marrëveshje. Dënimi që do kryhet këtu është i vlefshëm edhe në Itali.

Klodiana Lala: Pati një gjykim ndaj jush dhe sa u dënuat në përfundim të tij?
Alket Hatija: Në përfundim gjykimi ka shkuar, jemi arrestuar në 2008 dhe gjykimi ka mbaruar në maj të 2010, afërsisht dy vjet, pasi është hetuar dosja. Është hetuar dhe ka dalë në konkluzionin se këta persona janë të njëjtët persona që gjykohen për të njëjtin fakt në Itali dhe do marrin dënimin këtu. Jam dënuar 16 vjet.

Klodiana Lala: Sa kohë qëndruat në burg?
Alket Hatija: I kam pranuar të gjitha në kohën e gjykimit i kemi pranuar të gjitha ca ka patur dosja brenda, me faj pa faj, që shumë gjëra nuk mund ti kem bërë unë. Po unë prapë i pranova për efekt të gjykimit të shkurtuar se nuk kishim rrugë tjetër c’të bënim. Në Itali nuk na çonin të gjykoheshim. Ne kemi këmbëngulur deri në gjykatën kushtetuese, dhe përfundimisht gjykata ka dhënë që është dënim legjitim dhe sipas konventës që kemi me Italinë, gjykata ka dhënë që është I ligjshëm edhe për shtetin italian.

Klodiana Lala: Burime jo zyrtare brenda policisë së shtetit, thanë që ju jeni pronar i një vile me bunker nëntokësor, që ruhet nga roje të armatosura. Në fakt a keni ju në pronësi një vilë në qytetin e Beratit?
Alket Hatija: Kam që në ‘93 që kam ikur nga Berati dhe mund të kem shkuar, një herë në vit, I ka rënë apo si ka rënë. Shkoj më tepër të varri I babait, dhe për ata njerëzit e afërt që kam atje. Po jo të rrijë me vila, të rrijë me armë. Po si ka mundësi kur ata më thonë mua je zot I drogës, unë kur paskam kaq para pse të rri në bunker unë si qen?
Unë vetë nuk dorëzohem, policia le të më kapë.

Klodiana Lala: Pse?
Alket Hatija: Sepse nuk kam besim.

NGA “DETYRIM PARAQITJE” TEK MASA “ARREST ME BURG”
Ndonëse Alket Hatiaj u arrestua në një operacion në Berat, Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi më 11 korrik, dhe vendosi detyrim paraqitjeje për 45-vjeçarin. Fill pas kësaj, organi i akuzës iu drejtua Gjykatës së Apelit Durrës duke kërkuar riarrestimin e të akuzuarit në pritje të ekstradimit të tij në Itali, për të vuajtur dënimin me 20 vite burg, të marrë për trafikim droge dhe pjesëmarrje në bandë kriminale.

Në ankimimin e saj, Prokuroria e Durrësit argumentoi se vendimi i Shkallës së Parë, që vendosi lirimin e menjëhershëm të 45-vjeçarit, është i padrejtë dhe në kundërshtim me aktet ligjore që rregullojnë këtë aspekt ndërmjet shteteve në procesin penal. Në këto kushte, Gjykata e Apelit vendosi si masë sigurie atë të “arrestit në burg” për “Baronin e drogës”, i cili akuzohet nga autoritetet italiane për trafikimin e 350 kilogramëve heroinë.

Gjykata e Apelit i kërkoi Policisë arrestimin e 45-vjeçarit, por ai nuk gjendej më në banesën e tij. Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e argumentoi lirimin Hatijës mbështetur në kërkesën e avokatit të të akuzuarit, sipas të cilit 45-vjeçari ishte dënuar një herë më parë në Shqipëri për këtë vepër me të njëjtat fakte, dënim të cilin e ka shlyer. Hatija rezulton se është dënuar në vitin 2008 dhe më pas është liruar në vitin 2014, pas pretendimeve se bashkëshortja i vuante nga sëmundje kronike.
Sipas autoriteteve italiane, Alket Hatija është një nga bosët më të mëdhenj të trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ai ishte shpallur prej vitesh person në kërkim, por për të kishte shumë pak të dhëna.

Mësohet se për herë të parë Hatija mbërriti në Itali në vitin 1997. Ai jetonte në komunën Campomarino, në provincën e Campobassos, në një banesë në rrugën “Kennedy”, ku kishte punuar për pak kohë në bujqësi. Policia italiane ka vërtetuar se nga janari i vitit 2003 deri në mars të 2004-s, Alket Hatija kishte trafikuar në 59 raste në qytetin e Milanos rreth 350 kg heroinë e 190 kg kokainë me vlerë 35-40 milionë euro.

Next Post
Ja shenjat e Horoskopit që kanë çelësin e suksesit

Horoskopi 12 Nëntor 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: Samiti i NATO-s e vë Shqipërinë në prozhektorët e ndërkombëtarëve

July 8, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

“Protesta, lumë që mbledh përrenj”, aktivisti: Berisha do donte shumë të ishte aty…

July 8, 2026
Ditët e vështira ia lënë vendin dashurisë! Meri Shehu tregohet ‘dorëlëshuar’ me yjet e javës

A do e fitojë Messi Botërorin? Meri Shehu: Ka tendenca për rikthim drejt triumfit

July 8, 2026
Kush e pengon daljen e udhëheqjes së Flamingove?

“Jemi gati të ulemi me ju”, deputetja socialiste thirrje protestuesve: Keni të drejtë për disa gjëra

July 8, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, ministri Hoxha: Kemi nisur përgatitjet…

July 8, 2026
“Mblidhet një valë turme pëdëistësh”, Petro Koçi: Si mund të ketë sukses një protestë për të “rilindur” Berishën!?

“Protesta bëri bashkë ballistët me komunistët”, Petro Koçi: Kërkesat kërkojnë reflektim…

July 8, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Samiti i NATO-s në Tiranë, ironizon Hila: Do ta presë kryeministër Gonia dhe president Tiku…

July 8, 2026
Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

Ibrahimoviç paralajmëron Argjentinën: Messi është “bishë”, por shokët e skuadrës duhet të bëjnë më shumë

July 8, 2026
Preç Zogaj: Emërimi i Joni Ketës, moment i shënuar për BKH-në

Samiti i radhës i NATO-s, Zogaj: Uroj mos të ndodhin ngjarje që të mos mbahet ky takim në Tiranë

July 8, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Rama e ka seriozisht reflektimin”, Rexhaj: Ka kuptuar se një pjesë e qeverisë ka mbetur pas

July 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In