• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Videoskandali/ Paloka: Po fajësojnë Berishën, pse Gjici nuk e mban dot në pantallona. S’ka mbetur më asnjë budalla që…!

by Java News
29/06/2023 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka, ka reaguar pas disa lajmeve të fundit sipas të cilave pas videos seksuale të Safet Gjicit, qëndron Sali Berisha.

Ditët e fundit jane nxjerrë ne publik disa përgjime të Alma Koçit pas realizimit të videos dhe ato i ka ndërlidhur me dy takimet e saj me Berishën në zyrën e tij, para dhe pas vizitës së saj në zyrën e Gjicit. Sipas Bazes, edhe SPAK po heton në këtë pistë të shantazhit politik.

Pas këtyre lajmeve, ditën e sotme, Paloka ka shpërndarë në faqen e tij në FB një shënim të plotë, nëpërmjet të cilit këto lajme i quan si një tentativë e Edi Ramës nëpërmjet medieve të tij, për të fajësuar Sali Berishën.

Postimi i plotë:

Tentativat e para për ta lidhur Berishën me skandalin e Gjicit, i pashë me indiferencë sepse ishin po të njëjtët personazhe të mediave të Rames që iu ka dalë boja me kohë; ata flenë me Berishën e zgjohen me Berishën.

Po me kalimin e ditëve, ndryshe nga çfarë ndodh zakonisht, që skandalet e qeveritarëve përpiqen të tejkalohen e të lihen në harresë, këtë herë janë pikërisht mediat e Ramës që po e mbajnë në qendër skandalin Gjici. E tentativat për të bërë “fajtor” Berishën për çfarë i ndodhi kryebashkiakut të Ramës, janë bërë më të ethshme. Sajohen madje biseda, përgjime, “fakte të reja”… Po pse?

Duket që dëshpërimisht Rama kërkon me patjetër t’i mbushë mendjen dikujt se Berisha qëndron pas këtij akti. E sigurisht ky dikushi në këtë rast nuk është opinioni publik, sepse çdo defiçent e kupton që nuk mund të fajësohet askush tjetër pse Safeti nuk e mban dot në pantallona. Kuptohet që Rama është në hall të madh e po përpiqet t’i mbushë mendjen vetë Safetit se shkaktari i fatkeqësisë së tij është Berisha.

Pasi ka shitur e ka çuar pas hekurave një pjesë të madhe të bashkëpunëtorëve dhe financuesve të tij më të ngushte, duket që Rama është në siklet me bashkëpunëtorët që janë në burg dhe me ata që janë jashtë. Ajo që përflitej për Ramën nga ata që e kanë njohur më parë, se ai shet këdo, madje dhe familjarët më të afërt, kur i preken interesat e tij, tanimë është vërtetuar katërcipërisht e kjo Ramës sigurisht që nuk i leverdis.

Të gjithë ata që janë në burg sot nga rilindasit, janë sepse kështu e ka dashur interesi i Ramës për një apo disa arsye. Deri tani me siguri Rama “i ka mashtruar” duke iu thënë se janë “amerikanët” apo ndërkombëtarët “fajtorët” dhe se ai do bëjë gjithçka për t’i ndihmuar, mjafton që ata mos e implikojnë… Ndërkohë me Gjicin e tejkaloi veten, u kthye prapë tek “fajin e ka Berisha”.

Tani, ose Rama e konsideron Gjicin shumë të trashë (ai e njeh më mire) ose është vërtet i dëshpëruar. Se mirë, ja ta zëmë se ia mbushe mendjen Safetit se Berisha në këto kohe u merrka me gjetje femrash për t’ia futur Safetit, po a thua të besojë Safeti që edhe SPAK-un dhe gjykatat i kontrollon Berisha?!!

Nuk ka mbetur me asnjë budalla që nuk e di se Rama tashmë e përdor drejtësinë si t’i doje qejfi. Tanimë rastet e tjera me kryebashkiakë që përfunduan në burg se nuk iu binden Ramës si ai i Bulqizës apo Lushnjes, janë evidente. Prandaj Safeti duhet thjesht të vrase mendjen se ku i ka shkelur në kallo sulltanit të Surrelit!/m.j

Next Post
Liderët e BE-së kërkojnë zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve

Propozimi i plotë/ Kurti: 4 pika për shtensionimin e situatës në Veri. Gati që t’i respektoj, Serbia të bëjë të njëjtën gjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre debate të panevojshme për protestën

Telendisja e Sali Berishës për një vizë amerikane

August 31, 2026
A mund ta përjashtojë BE-ja Spanjën nga zona Schengen për shkak të krizës në Ceuta? -

Sanchez akuzoi rrjetet ruse e izraelite për krizën në Ceuta, reagojnë Kremlini dhe Tel Avivi: Të pabaza, gënjen pa turp!

August 31, 2026
Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

Superiorja/ Egnatia përmbys Vorën dhe nis shkëputjen në krye

August 31, 2026
“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

“Industri ushtarake e rëndësishme”- Rama ndan pamjet nga kantieri “Guna”: Synohet punësimi i mbi 1000 personave, prodhime taktike dhe për aleatët e NATO-s

August 31, 2026
Agjencia për Energji këshillon BE-në që të ruajë gazin, ja çfarë skenarësh priten

“Çmenden” çmimet e gazit në Evropë, shkojnë në mbi 70 euro, shkaku kryesor lufta në Lindjen e Mesme!

August 31, 2026
FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

FOTO/ Po hynin ilegalisht në Shqipëri, kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit! Ngarkesa pa dokumentacion në një furgon dhe…

August 31, 2026
Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit

Punimet në mbikalimin e Kasharit, ARRSH njofton bllokimin e autostradës për 3 netë: Ja devijimet dhe këshillat për drejtuesit

August 31, 2026
FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

FOTO/ Vetura del nga rruga dhe bie në kanal te mbikalimi i “Spitalit Memorial”, plagosen shoferi dhe dy pasagjerët! Ja si paraqitet gjendja e tyre

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha merr vizën amerikane, zbulohet dhe delegacioni që do ta shoqërojë gjatë vizitës në SHBA

August 31, 2026
VIDEO/ Skandal në futbollin brazilian, sulmuesi vihet në hetim për trafik droge dhe armësh!

VIDEO/ Skandal në futbollin brazilian, sulmuesi vihet në hetim për trafik droge dhe armësh!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com