• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nuk e kanë me Robertin, nuk e kanë as me Ndrenikën

by Skënder Minxhozi
12/05/2026 22:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Nuk e kanë fare me Robert Ndrenikën sepse atij nuk ke çfarë t’i thuash as sikur ta vrasësh mendjen një vit të tërë për t’i gjetur ndonjë skelet në dollap. Është një ndër patriarkët e kinematografisë e teatrit shqiptar që ka bërë të qeshin, qajnë apo të mendohen thellë shumë breza në 60 vjetët e fundit. Ndrenika është një mal i lartë të cilit mizat vetëm mund t’i zukasin duke i ardhur rrotull. Tjetër gjë s’i bëjnë dot sepse mizat nuk e rrëzojnë dot malin.

Aq më tepër kur goditjet e organizuara në formë detashmenti digjital mundohen të fshehin thelbin e kësaj historie të shëmtuar. Nëse Ndrenika nuk do të kishte shkuar në seancën e Erion Veliajt, ai mund të bënte çdo sakrilegj tjetër publik, e të mos merrte këtë histeri kolektive sharësish mbi shpinë. Është sharë e mallkuar më pak kur mori pozicion të hapur për shembjen e Teatrit. Dhe kjo e ka një shpjegim i cili nuk është as i ri, as i panjohur. Është acarimi që kaplon një porcion të njohur të rrjetit social, medias dhe politikës kur është fjala për të sulmuar kreun e bashkisë Erion Veliaj.

Lali i ka të vjetër dhe të shumtë armiqtë. Një pjesë i ka tërhequr vetë mbi shpinë me stilin polemik dhe sulmet publike ndaj atyre që i konsideron kundërshtarë. Shumicën, të tjerët që përbëjnë edhe korin anti-Ndrenika, i ka krijuar për shkak të karrierës politike dhe peshës që ka marrë në të majtën shqiptare.

Është ky kontigjent pushkatarësh më shumë pa emër e fytyrë, sesa me identitet dhe adresë, i cili mallkon cilindo që aprovon publikisht diçka që bën Veliaj, e kjo është pjesë e një karriere politike të shpejtë dhe të suksesshme. Është e skajshme në rastin e kryebashkiakut por është gjithsesi pjesë e trajtimit rutinë me të cilin politikanët në këtë vend përballen prej vitesh.

Ai që nuk e meritonte të bëhej pjesë e këtij procesioni të dhunshëm e abuzues ishte Robert Ndrenika. Një ndër aktorët legjendarë të skenës dhe ekranit tonë, Ndrenika ka falur mjaftueshëm admirim dhe kënaqësi tek shikuesit në dekada, që të mos fyhej asisoj në një veprim personal e privat që është e drejtë e tij dhe e askujt tjetër. E shpjegoi arsyen pse e kishte puthur në ballë Veliajn dhe pse i kishte thënë ato fjalë. As e dëgjuan fare, por i kujtuan Teatrin. Tamam si në ato faqet e errëta të komunizmit ku i pandehuri nga drejtësia e proletariatit shihej si lebroz nga lagja e opinioni, që s’duhej prekur e madje nuk i duhej hedhur as vështrimi.

Kjo kryqëzatë e vogël budallaqe ndaj një aktori që ka provuar se nuk preket aspak nga këto goditje anonimësh, nuk ka ta bëjë as me qytetarin Robert dhe as me aktorin Ndrenika. Ajo është një deformacion kolektiv i një shoqërie që ka dalë vetëm me një këmbë nga e shkuara dhe që të dënon pa rënë ende çekiçi i gjyqtarit. Është dhe një hipokrizi e skajshme që tenton të hedhë poshtë një karrierë ndër më të mëdhatë në artin shqiptar të 50 viteve të fundit, për një puthje në ballë ndaj një njeriu që siç na e kujton edhe ligji, është i prezumuar i pafajshëm deri në një vendim gjykate.

Përbaltja në tentativë e Ndrenikës tregon se jemi në epokën e dhunës verbale që e ka zanafillën në dekadën e egër të parë të tranzicionit. Ajo subkulturë xhungle e asaj kohe formësoi më pas praktikën e eliminimit, përgojimit, poshtërimit, sharjes, fyerjes deri në palcë të atij që mendon e vepron ndryshe. Ajo sjellje e shfrenuar që u krijua nga kaosi, armët dhe autoritarizmi politik, krijoi më pas degëzimet e veta në të gjithë jetën sociale të cilat ndjehen fuqishëm edhe sot. Nuk do ta heqim lehtë vitin e mbrapshtë ’97 nga subkoshienca jonë.

Nga ajo kohë i kemi edhe sharjet e urrejtjen në skenën politike, vrasjet politike e shtetërore, dhunën e gazetave dhe më në fund edhe çmendurinë e rrjetit social. Një figurë e lartë si ajo e Robert Ndrenikës nuk meriton të jetë objekt i këtij llumi dixhital, politik dhe personal që sot shitet i paketuar si protestë qytetarësh, mllef politikanësh apo puritanizëm me pudër nga drejtësia e re. Çfarëdo të kishte bërë…

Next Post
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin...

Comments 3

  1. Lili Bujari says:
    3 months ago

    Një analizë perfekte z.Minchozi! Faleminderit shumë Më pëlqeu fjalia:”Është një deformim kolektiv i një shoqërie që ka dalë vetëm me një këmbë nga e shkuara…” ..Dhe në këtë deformim kolektiv padyshim ka ndikuar shumë edhe propaganda mediatike e pushtetit të radhës… Faleminderit mik fisnik dhe i mençur, Minxhozi!

    Reply
  2. Prof. Llukan Tase says:
    3 months ago

    KOMENT I SAKTË I NJË NGJARJE NJERËZORE QË DUHET PËRKRAHUR NGA SHOQËRIJA, POR QË E GJYKOJNË SË PRAPI POLITIKISHT. NDRENIKA KA BËRË NJË VEPRIM ,QË DUHET LAVDËRUAR. NUK DUHET TË ZËMËROHEMI PËR ATA QË PRESIN TË BALTOSIN KËDO DHE SIDOMOS NJERËZ ME MORAL TË LARTË SI AKTORI I MADH NDRENIKA.
    FALEMINDERIT MINXHOZIT QË SI GJITHMONË ËSHTË REALIST,

    Reply
  3. Flamur Shabani says:
    3 months ago

    Të gjithë fyerësit e artistit Robert Ndrenika nuk e përlyejnë dot kurorën gjigante të tij. Ata veç mund të mbrohen nën hijen e atij, mund edhe të pshurrin në rrënjët e lisit, po vetë lisin nuk e prekin, sepse nuk mundin. Munden vetëm të përlyhen me të pëgërën tyre dhe të bëhen gazi i botës.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

August 14, 2026
Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com