• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Salianji i kujton Berishës premtimin e 2021: Statuti ndalon kandidimin e tij dhe jo timin…

by A R
12/05/2026 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Ervin Salianji, i ftuar në emisionin Studio24, ka folur për situatën brenda Partisë Demokratike, pas vendimit për të mos e lejuar të garojë për kreun e partisë përballë Sali Berisha.

Salianji deklaroi se statuti i PD-së nuk e pengon kandidimin e tij, ndërsa sipas tij, vetë kandidimi i Berishës bie ndesh me rregullat e partisë.

“Statuti ndalon kandidimin e Sali Berishës dhe ai kandidon, ndërkohë nuk ndalon kandidimin tim, por mua nuk më lejohet kandidimi”, u shpreh ai.

Ish-deputeti solli në vëmendje garat e mëparshme në PD, duke theksuar se ato kanë qenë më të hapura dhe me kushte të barabarta për kandidatët.

“Nëse do të kishte garë në PD si në garat e kaluara, kur kanë kandiduar Eduart Selami apo Agron Shehaj, ka pasur garë reale dhe burimet e partisë kanë qenë të barabarta. Kandidatët kanë pasur të njëjtën mundësi. Në seli dilte njëri kandidat dhe po ashtu edhe tjetri. Madje ka pasur zona ku ka fituar edhe Agron Shehaj”, tha Salianji.

Ai shtoi se, pavarësisht kushteve aktuale, do të pranonte të hynte në garë, pasi sipas tij ekziston një pakënaqësi e madhe mes demokratëve.

“Sot problemi është se unë pranoj garë edhe me këto kushte, sepse ka aq shumë pakënaqësi te demokratët sa ata do t’i ruanin vetë votat. Në demokraci duhet të funksionojë parimi që kryetari që humb zgjedhjet largohet nga drejtimi”, deklaroi ai.

Më tej, Salianji kujtoi deklaratat e vetë Berishës pas zgjedhjeve të vitit 2021, duke theksuar se ai kishte kërkuar asokohe largimin e kryetarit në rast humbjeje.

“Sali Berisha ka thënë në shtator të vitit 2021 se zgjedhjet ishin vjedhur dhe se Edi Rama nuk mund t’ia vidhte atij zgjedhjet. Ai tha se do të vendosej ‘neni Basha’, që nëse PD nuk del forcë qeverisëse pas zgjedhjeve, kryetari humbet menjëherë mandatin dhe nuk ka të drejtë të rikandidojë”, tha Salianji.

Sipas tij, bazuar në këtë logjikë dhe në statut, Berisha e ka humbur mandatin politikisht dhe ligjërisht që në shtator dhe nuk duhet të rikandidojë për drejtimin e partisë.

Next Post
Të birin e prisnin sot në gjyq, Berisha e mbron publikisht: Shkëlzeni s’ka marrë asnjë njoftim. Po ma sulmojnë për arsye politike

Pse opozita anti-Berisha nuk organizohet në parti?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dora e fortë” e Ramës, çfarë po kërkon? Eksperti: Po përgatitet të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme lokale

Drogat nëpër shkolla, shokon eksperti i sigurisë: Raste përdorimi që në moshën 9-vjeçare

September 30, 2026
Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

Demo pret në takim zyrtaren e lartë të BE: Shqipëria vijon punën drejt objektivit të vitit 2027

September 30, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

Ndryshimet në Kodin Penal, Rama: 10 vite reforma në drejtësi, sot duhet të korrigjojmë dobësitë

September 30, 2026
“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

“Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit”, Rama: Ndryshime në 20% të Kodit të Procedurës Penale

September 30, 2026
Cilat janë hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Gjykatës Speciale?

Me 1 tetor tubim në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

September 30, 2026
Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

Gafa në dokumentin e Trump me Musk e Zuckerberg, Shtëpia e Bardhë shkruan gabim emrin e SHBA

September 30, 2026
Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

Gogu: Një drejtësi e fortë ndaj krimit e korrupsionit duhet të jetë po aq e fortë në mbrojtje të të drejtave të qytetarit

September 30, 2026
Kërkojini falje Baton Haxhiut, Edi Ramës dhe çdokujt tjetër që i keni sulmuar për krimet serbe

Frika me protestu kundër Kurtit

September 30, 2026
“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

“Shkolla të pastra” në Tiranë| 28-vjeçari në pranga, 235 doza kokainë dhe 2 pistoleta sekuestruar

September 30, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com