• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO+EMRAT/ Tiranë, policia gjen kokainë dhe pistoletë në makinë, arrestohen dy persona

by Java News
21/09/2018 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga uniformat blu, u janë gjetur rreth 150 gr lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në tre pako dhe e amballazhuar me natriban si dhe një armë zjarri pistoletë. Operacioni i policisë u zhvillua në rrugën “Asim Vokshi” në kryeqytet, pranë RTSH-së, ku në prangat e policisë kanë rënë Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë si dhe Gerard Ramaliu. Atyre iu sekuestrua një armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, 2 aparate celular si dhe një automjet tip “Renault”.

Lënda narkotike dhe arma e zjarrit që iu sekuestrua dy të rinjve
Aksioni i policisë ka vijuar edhe në zona të tjera të kryeqytetit deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte ku janë shoqëruar për verifikim në komisariat 67 persona me precedent penal si dhe janë kontrolluar 67 automjete, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike,

Njoftimi i Policisë: 
Tiranë

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë. 

Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike. 

Kontrollet nga “Shqiponjat”, Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve.

Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy shtetas, ku njëri u arrestua për “Armëmbajtje pa leje” dhe tjetri për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, tre pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, aparate celular dhe automjet.

Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë 67 shtetas, me preçedentë penalë të mëparshëm si dhe janë verifikuar dhe kontrolluar 67 mjete. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës. 

Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e rendit të Komisariati të Policisë Nr.3, në rrugën “Asim Vokshi” gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri Pistoletë.

Shtetasi Arsen Caka, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal. 

Gjithashtu në bulevardin “Bajram Curri”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në mjetin tip “Renaul”, që drejtohej nga shtetasi Gerard Ramaliu, 29 vjeç, banues në Tiranë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës 3 pako të ambalazhuar me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”. Shtetasi Gerard Ramaliu u arrestua në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. 

Janë sekuestruar në total :

– armë zjarri “Pistoletë” me fishekë
– 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”
– 2 aparate celular
– automjet tip “Renault”

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. /ma.me

 

Next Post
LIVE/ Supersfida në “Selman Stërmasi”, Partizani 1-0 Flamurtari

LIVE/ Supersfida në “Selman Stërmasi”, Partizani 1-0 Flamurtari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

Vuçiç pranon humbjen: Është e qartë se ka fituar Lista Studentore!

October 25, 2026
17-vjeçari masakrohet me thikë nga bashkëmoshatari i tij, vdes rrugës për në spital

Plagosi me thikë 19-vjeçarin në Korçë, arrestohet 23-vjeçari! Kishte thyer arrestin shtëpiak, iu gjet edhe drogë

October 25, 2026
Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

Mbyllen qendrat e votimit në Serbi, pjesëmarrja 67.60 për qind

October 25, 2026
Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

Marine Le Pen shpall kandidaturën për presidente të Francës, synon të përfitojë nga pakënaqësia qytetare

October 25, 2026
Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

Si shiten në rrjetet socjale maskat dhe syzet për protestat e dhunshme në Shqipëri

October 25, 2026
Dosja “Xibraka”, Leka: Çështje me ngarkesa politike, gjuha e shpifjes është kthyer në normë…

Shkulja e pllakës së Ziver Veizit në protestë, Leka: Berisha prej 35 vitesh peng i dhunës dhe pushtetit!

October 25, 2026
Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

Kundër reformës për ndryshimin e financimit të mediave publike, mijëra persona ngrihen në protestë në Pragë

October 25, 2026
“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

“Rrugës për shtëpi… më gjeti pa ndjenja një bari”, Mirjani rrëfen aksidentin e rëndë në Greqi

October 25, 2026
“Veliaj ka detyrë të ndryshojë perceptimin popullor”/ Meçe: Rama foli qartë, pranoi korrupsionin brenda mazhorancës!

“Shpërndanë bishta lopate dhe hodhën molotov”/ Meçe: Berisha synoi destabilizimin, por dështoi me 1500 militantë

October 25, 2026
Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

Netanyahu paralajmëron Iranin para zgjedhjeve: Mos na testoni, do të pësoni hakmarrje

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In