Ditën e sotme një zjarr i madh ka rënë në një pikë grumbullimi skrapi e varrezë makinash.
Zjarri ka rënë në afërsi të rrugës “Tiranë-Ndroq” në dalje të Kombinatit, ndërsa nga flakët dalin shllunga të mëdha në ngjyrë të zezë.
Sipas informacioneve, tre zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Kjo nuk është hera e parë që në një varreze makinash bie zjarr, kujtojmë se me datë 28 korrik, një pikë grumbullimi makinash në Kashar u mbulua nga flakët.
/e.rr











