• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Vrasja e vëllait të Talo Çelës: Si ndodhi krimi brenda pak sekondash, autorët me maska e jelek antiplumb

by Java News
19/04/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë publikuar pamjet e vrasjes së vëllait të Talo Çelës, Bujar Çela. Krimi i rëndë ndodhi më 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit, publikim qe ka ardhur pas mbërritjes së dosjes së Nuredin Dumanit në SPAK.

Fillimisht nga mediat u raportua se ai u ekzekutua nga një mjet në lëvizje dhe më pas u publikua një foto e njërit prej autorëve. Por dinamika e ngjarjes është krejtësisht ndryshe.

Krimi ndodhi në 17 shtator të vitit 2020, në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Siç shihet dhe në pamje, krimi ka ndodhur në orën 05:54 minuta të mëngjesit. Bujar Çela ndodhet i ulur në lokal nën shoqërinë e një tjetri personi.

Ngjitur me ta janë dhe persona të tjerë që qëndrojnë në dy tavolina. I gjithë krimi ka ndodhur për rreth 20 sekonda dhe kanë marrë pjesë 3 persona.

Autorët kanë qëlluar fillimisht në drejtim të Bujar Çelës nga një distancë rreth 5-6 metra. Më pas i afrohet njëri prej tyre, një i ri gjysmë i maskuar në fytyrë. Pas 2 sekondash vjen një tjetër person me kapele dhe me antiplumb.

Siç duket në këtë pamje e siguruara nga abc news, atij i bllokohet pistoleta dhe bën me shenjë që të afrohen shokët e tij për ta qëlluar.  Rikthehet sërish pranë trupit të rrëzuar, personi i cili qëlloi i pari, por nuk kuptohet nëse i shkrep arma. Pas tij, një tjetër person i veshur me tuta sportive dhe me maskë qëllon disa herë dhe largohet.

Për këtë krim, akuzohet Nuredin Dumani. Sipas dosjes së SPAK, 20 minuta para vrasjes Dumani rezulton se furnizoi me karburant makinën, që u përdor në këtë ngjarje. Kjo provohet nga shenjat e gishtave të lëna në paratë që u ble karburanti

Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Nuredin Dumanin i akuzuar për vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Masa iu komunikua tek Spitali i Traumës. E njëjta masë iu dha dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhiaj, si dhe të Dorjan Shkoza  dhe Anxhelo Avdia, si dhe për ngjarjen e Papërit më 29 mars./m.j

 

Next Post
‘E kryqëzuan’ për veshjen në Kuvend, deputetja shqiptare ka dy fjalë për kritikët

'E kryqëzuan' për veshjen në Kuvend, deputetja shqiptare ka dy fjalë për kritikët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

“Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë të arrijnë”, kryeministrja daneze kritikon homologët nordikë për telefonatën me Putin

October 27, 2026
Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Trafikuan 2.4 ton marijuanë dhe 475 kg kokainë, SPAK dërgon për gjykim Rexhep Rrajën dhe 16 të tjerë

October 27, 2026
Aksident në “Bypassin” e Fierit, makina del nga rruga, plagoset drejtuesi!

INSTAT: Në nëntë muaj, aksidentet u rritën me 6%

October 27, 2026
Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

Britania e Madhe hap diskutimin për lëvizjen e lirë me BE-në, vendimi pas samitit të nëntorit

October 27, 2026
Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

Paketa fiskale 2027, ulet në 6% TVSH për ushqimet e shportës! Ndryshojnë tatimi për të ardhurat dhe taksat për bizneset

October 27, 2026
Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

Cisterna e naftës përfshihet nga flakët në Ngushticën e Hormuzit pas goditjes nga një minë detare

October 27, 2026
Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

Rruga e Ndroqit, firmoset kontrata për 9 kilometra, financim edhe për segmentin drejt Durrësit

October 27, 2026
Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

Sulmi kibernetik synon llogaritë e email-it të ligjvënësve italianë, përfshirë atë të Melonit

October 27, 2026
Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

Spanja deporton azilkërkuesit afrikanë dhe aziatikë në Marok

October 27, 2026
Netanyahu: Do të tregoj të vërtetën mbi veprimet e Izraelit në Kombet e Bashkuara -

Zgjedhje vendimtare në Izrael, Netanyahu në provë, pjesëmarrje rekord: Qeverisë i ka ardhur fundi

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In