• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO / “Veprimet shtazore të xhelatëve hoxhistë”, pamjet nga Vlora nxjerrin blof fantazitë e Sali Berishës

by A R
16/04/2020 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon që të dalë blof dhe të gënjejë, ndërsa në kundërshtim me Aktin Normativ në fuqi për shkak të epidemisë që ndodhet vendi ka bërë thirrje edhe për protesta kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama. Por cila është ngjarja? Ditën e sotme, ish-lideri demokrat publikoi një video në faqen e tij në Facebook të një qytetareje nga Vlora që ndodhet buzë detit në praninë e dy efektivëve të policisë ndërsa gjatë diskutimit me njërin prej ‘bluve’ të qytetit të Vlorës bie në tokë duke humbur ndjenjat. Akuzat e Berishës shkojnë direkt për Edi Ramën duke akuzuar se qytetarja u dhunua nga policia.

“Narkobandit me uniform larg duart nga qytetaret!! Trajtimi shtazor i qytetares nga narkohorrat me uniforme te Edvin Kristaq Xhelatit ne Vlore. Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Pa: Edvin Kristaq Bastardi ka shfrytezuar epidemine per vendosur mbi ju te dashur qytetare shtypjen e eger te eterve te tij mizor, Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar, Daj Xhelat Kolekes dhe Kristaq Xhelat Rames! Ju bej thirrje te ngriheni ne te gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile per te kundershtuar veprimet shtazore ndaj jush te ketij bastardi te xhelateve hoxhist. sb pershendetje doktor jam 1 qytetar nga vlora shiko si i trajton policia grate ne vlore i ndjek me vrap brenda ne det” ky është mesazhi i publikuar nga Berisha.

Por si qëndron e vërteta? Sali Berisha ka publikuar vetëm një pjesë të videos dhe jo të plotën që e tregon të gjithë ngjarjen lidhur me qytetaren në qytetin bregdetar të Vlorës. Report Tv sjell pjesën e parë të videos, që Berisha nuk e ka publikuar, e cila tregon faktin se qytetarja ishte futur në det dhe njëri nga efektivët shkoi dhe e nxori duke e shpëtuar nga mbytja. Polici është futur me gjithë rroba duke e nxjerrë nga uji gruan në zonën e Plazhit të Ri në Vlorë. Pamjet tregojnë momentin kur efektivi arrin që të bindë gruan që të dalë nga deti, por në momentin që del në breg dhe polici tjetër i drejtohet duke i dhënë dicka qytetarja humb ndjenjat. Pra, policia nuk e dhunoi, por efektivi u fut me rroba dhe e nxori nga uji, ndërsa pasi i ra të fikët i dhanë ndihmën e parë me shpejtësi gruas. Lidhur me këtë ngjarja ka pasur një reagim edhe nga ana e Drejtorisë Vendore  të Policisë së Vlorë, e cila konfirmon se punonjësi ka ndërhyrë për të shpëtuar një grua e cila tentoi të vetëmbytej në det.

“Punonjësi i Policisë ndërhyn dhe shpëton një grua, e cila tentoi të vetëmbytej në det. Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë që kryenin shërbimin në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, kanë konstatuar një shtetase që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit. Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital. Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia e Vlorës.

Por Sali Berisha nuk është mjaftuar vetëm me akuzat dhe mashtrimin, pasi ka shkelur dhe sfiduar edhe Aktin Normativ duke bërë thirrje për protesta në kohë pandemie. “Ju bej thirrje te ngriheni ne te gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile per te kundershtuar veprimet shtazore ndaj jush te ketij bastardi te xhelateve hoxhist. sb” shkruan Berisha në mesazhin e tij në Facebook. Akti Normativ sanksionon se subjektet apo individët që organizojnë zhvillimin e aktiviteteve publike dhe jopublike, si aktivitete sportive, kulturore dhe konferenca, apo grumbullimet masive në vende të mbyllura apo të hapura, si koncerte, tubime dhe dëgjesa publike, dënohen me gjobë në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë për organizatorët dhe ndalimin e aktivitetit.

Next Post
GREQI / Çifti shqiptar i biznesmenëve rezulton me koronavirus, udhëtuan në Itali më parë

Shkon në 105 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

U hodh nga shkëmbi në Orikum, plagoset rëndë një pushues

August 12, 2026
Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

Kaos në Kuvendin e Kosovës, PDK dhe AAK kërkojnë seancë për kryeparlamentarin

August 12, 2026
Reflektim për Sali Berishën dhe të përndjekurit…

Berisha: Rama drejt greminës politike, vjeshta vjen me protesta të shumta

August 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 13 Gusht 2026

August 12, 2026
Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

Rama tjetër reagim për Ibrin: Sa herë më sulmojnë, e quaj të kryer me sukses detyrën time

August 12, 2026
‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

‘Shpërthen numri i turistëve francezë në Shqipëri’, Rama: Rezervimet rritje me 288.2 përqind

August 12, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Skënder Aliu, njeriu që na mëson të shohim historinë nën këmbët tona

August 12, 2026
Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

Reforma Territoriale / Rama mbledh sot krerët e bashkive në “Kuçin e parashikimeve”. Çfarë pritet nga takimi

August 12, 2026
Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

Aksident i pazakontë në Sarandë, automjeti përplaset me disa makina në rrugën kryesore

August 12, 2026
Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

Zjarret, ministri Nufi: Mjetet ajrore pa pilotë, shumë të rëndësishëm në shuarjen e flakëve

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com