Një delfin ia ktheu celularin një gruaje, të cilës i kishte rënë në detin e Bahamas.
U deshën vetëm pak sekonda që delfini të zhytej dhe ta kapte objektin e zi të plastikës, për t’ia kthyer pronares Teressa Cee e cila ishte duke qëndruar në skajin e ujit.
Ajo u mahnit kur delfini ia solli asaj celularin që i ra në ujë, transmeton Gazeta Express.