• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Vuçiç e gjen fajin dhe te Kosova, studentët serbë vazhdojnë protestat, 2 orë bllokadë në Novi Sad

by A R
26/12/2024 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mosbindja civile në Serbi është bërë e përditshme. Studentët e Novi Sadit zhvilluan një marshim proteste duke bllokuar një kryqëzim të rëndësishëm të qytetit në kërkim të drejtësisë për tragjedinë e 1 nëntorit që u mori jetën 15 personave. Ata akuzojnë presidentin Aleksandër Vuçiç dhe qeverinë e drejtuar nga kryeministri Millosh Vuçeviç për neglizhencë dhe lejimin e korrupsionit, teksa kërkojnë dorëheqjen e tyre.

Gjatë të mërkurës u mbajt një marshim në Beograd që përfundoi më dorëzimin e 1 mijë letrave identike në ndërtesën e Prokurorisë Publike, ku u kërkua seriozitet në procesin e drejtësisë për çështjen e rrëzimit të strehës së betonit në stacionin e trenave në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 15 persona. Në të njëjtën kohë me bllokadën në Novi Sad që zgjati për 2 orë, edhe në qytete të tjera të Serbisë janë zhvilluar akte të mosbindjes civile duke bllokuar për të paktën 15 minuta akset kryesore të rrugëve. Sakaq, të dielën që kaloi në Serbi u mbajt protesta më e madhe ndonjëherë, me mbi 100 mijë njerëz nën drejtimin e studentëve dhe fermerëve u mblodhën në sheshin Slavija të Beogradit.

Pavarësisht protestave dhe kërkesave të drejtëpërdrejta, Vuçiç pretendon se drejtësia për rastin po bëhet me dosje voluminoze dhe largimin e një ministri. Presidenti i Serbisë pretendon se protestat studentore që kanë pushtuar vendin nuk janë spontane, por të mbështetura nga faktorë të jashtëm. Vuçiç njofton se do të shfaqë prova që vërtetojnë fjalët e tij, ndërsa përmendi arsyet kryesore që sipas tij fshihen pas manifestimeve: Për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të penguar Serbinë të jetë lider rajonal, për shkak të qëndrimit të Serbisë në OKB kundër miratimit të Rezolutës për Srebrenicën.

Next Post
Video në TikTok duke hyrë me forcë në bankë, lirohet 38-vjeçari në Korçë

Video në TikTok duke hyrë me forcë në bankë, lirohet 38-vjeçari në Korçë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In