Turqit nuk ndalen pas deklaratës së presidentit të tyre Erdogan për të bojkotuar produktet amerikane.
Në një video të publikuar së fundmi shfaqen disa turq teksa shkatërrojnë telefonat e tyre iPhone me çekiç.
E gjithë kjo vjen pas kërkesës së presidentit Erdogan që të bojkotohen telefonat amerikanë dhe të kalohet në Samsung.
“Nëse SHBA ka iPhone, ekziston Samsung-u në anën tjetër” – kjo deklaratë ka mjaftuar që turqit të fillojnë të shkatërrojnë telefonat e tyre./a.ç