• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndërtimi i xhamive bën nxjerrjen masive të mermerit në Itali

by Java News
17/08/2018 09:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kërkesa për mermer të bardhë nga qyteti italian Carrara ka qenë në rritje të vazhdueshme, pasi porositë për blloqe dhe pllaka mermeri janë shtuar për ndërtimin e xhamive të reja dhe pallateve në shtetet e Gjirit. Manjatët e rinj të Kinës janë gjithashtu klientë të mëdhenj.

Minierat gurore të Carraras filluan punën më shumë se 2.000 vjet më parë. Me përparimin e teknologjisë, nxjerrja e sasive të mëdha të mermerit është bërë më e thjeshtë krahasuar me të kaluarën. Por jo të gjithë janë të kënaqur.

Ka shqetësime të konsiderueshme mjedisore si pasojë e shkatërrimit të faqeve të kodrave dhe maleve të tëra. Zëri i Amerikës, Sabina Castelfranco vizitoi guroret në Carrara dhe sjellë më shumë hollësi.

Malet që rrethojnë qytetin e Carrarës duken sikur janë të mbuluara me borë. Por bardhësia nuk është reflektim i një materiali të rrjedhshëm, por e një guri të fortë, për gërmimin e të cilit përdoren sharra të mprehta dhe pajisje të rënda.

Mermeri i Carraras është një nga mrekullitë më të mëdha natyrore në botë dhe bukuria e tij të bën që të mos befasohesh kur mëson se kërkesat për të janë kaq të larta për ndërtimin e xhamive, zbukurimin e shtëpive dhe veprave të ndryshme të artit.

Më pak se katër vjet më parë Saudi bin Laden Group, kompania e tretë më e madhe e ndërtimit në botë, bleu 50 për qind të Marmi Carrara-s, një nga firmat më të mëdha të mermerit, që ka në pronësi një të tretën e guroreve në zonë.Brenda këtyre guroreve, punonjësit nxjerrin mermer gjatë gjithë vitit, përveç 15 ditëve në gusht kur këtu bëhet shumë nxehtë për të punuar.

Mermeri, pastaj dërgohet në të gjithë botën.Dhe ashtu siç e ka tërhequr Mikelanxhelon për të krijuar statujat e famshme të Davidit dhe Pietit, artistët, skulptorët dhe arkitektët e sotëm bëjnë pelegrinazhe të rregullta në Carrara për të zgjedhur atë që ata thonë se është mermeri më i mirë në botë.Skulptorja amerikane M. J. Anderson për herë të parë erdhi këtu 36 vjet më parë.

“Mermeri këtu është vazhdimisht i mirë, nuk thyehet dhe gërmohet në mënyrë shumë kohezive. Nuk ka surpriza gjatë gdhendjes së tij. Molekulat janë të bashkuara shumë mirë, dhe këtu ka kaq shumë lloje mermeri. Kjo është e veçanta e mermerit në këtë zonë. Pra, një skulptor këtu mund të gjejë gjithçka që dëshiron”.Anderson thotë se ekziston një kërkesë e madhe tani për këtë burim të çmuar, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Kina, me ekonominë e saj në rritje, është një tjetër klient i madh. Carrara tërheq studentë si 19-vjeçari Xintong Gao, i cili ka bërë një rrugë të gjatë për një përvojë emocionuese në Akademinë e Arteve të Bukura.

“Më pëlqen shumë arti. Më pëlqen gdhendja, piktura. Dua të shkoj në këtë shkollë. Më pëlqen mësuesi im. Më pëlqen gjithçka këtu”.

Puna me mermer nuk është e lehtë për studentin Xintong Gao. Sigurisht që nuk ka qenë kurrë e lehtë për ata që punojnë brenda këtyre guroreve pothuajse çdo ditë gjatë gjithë jetës së tyre.

Sot, ka më shumë se 80 gurore nga të cilat nxirren qindra mijëra ton mermer në vit. Ambjentalistët nuk janë të kënaqur për këtë. Ata kujtojnë botën se “ari i bardhë” i Italisë nuk është një burim i pafund dhe kanë bërë thirrje për masa më të rrepta ndaj guroreve.

Ata thonë se nxjerrja e tepërt e mermerit shkakton ndryshime të padëshiruara dhe ndoshta të rrezikshme të peizazhit dhe të maleve natyrore, përgatiti VoA. (b.an)

Next Post
TIRANE/ Dy burra marrin urdhër- mbrojtje, ishin viktima të dhunës nga gratë e tyre

Gruaja rreh keq burrin nga Fushë-Kruja, policia e merr në mbrojtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In