Frederick Abrahams, nga organizata ndërkombëtare “Human Rights Watch”, në cilësi të dëshmitarit të 22-të, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka thënë se ka pasur frikë të flitet për krimet e pretenduara të bëra nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).
Ai ka pranuar se gjatë luftës në Kosovë dokumentonte si ngjarje të ndodhura pretendime dhe dëshmi të ardhura nga burime në Serbi.
Këto raportime u përdorën më vonë nga Gjykata Speciale në Hagë si pjesë e provave në procesin kundër ish-komandantëve të UÇK-së.
Çfarë u tha në sallën e gjyqit dhe si u përball Abrahams me pyetjet e mbrojtjes?











