Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi në metronë e Moskës.
Sipas mediave vendase, shpërthimi ndodhi në Stacionin e Metrosë Kolomenskaja, të enjten në mëngjes.
Zjarr dhe shtëllunga tymi janë filmuar nga kalimtarët. Paraprakisht dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e një rrjedhje gazi.
Si pasojë e shpërthimit është bllokuar trafiku për disa orë, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikëset dhe policia.
BW/d.i.