• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shpëtojeni vendin nga neo-diktatori Berisha”, Zef Brozi: SPAK ta marrë të pandehur për 21 Janarin

by A R
22/01/2025 12:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kreu i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi në një intervistë për Report TV zbulon detaje të ‘planeve ogurzeza’ të Berishës, të SHIK (sot Shërbimi Informativ Shtetëror) dhe të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe për ta eliminuar fizikisht.

Në intervistën për gazetarin Denis Minga, Brozi thotë se jetën e ka falë qeverisë amerikane e cila e porositi të bëjë kujdes por dhe mori masa për t’ia shpëtuar jetën.

Ditët e fundit emri juaj është përmendur edhe si një nga personazhet të librit ‘Live to make men free’, të autorit Roger Sherard, ku flitet për një episod tronditës në vitet e regjimit të presidentit Berisha ku ju keni qenë zyrtar i lartë, ish-drejtuesi më i lartë i Gjykatës së Kasacionit, ku thuhet nga burimet e shërbimeve të huaja se ju do rrezikonit jetën në një aksident automobilistik dhe është bërë kërkesa nga autoritetet partnere të largoheshit menjëherë nga vendi se ju rrezikonit jetën dhe ishte përcaktuar mënyra si do humbnit jetën. Mund të na zbardhnit diçka nga ky episod tronditës, është e vërtetë apo jo?

Kjo është e vërtetë dhe ka edhe shumë të vërteta të tjera të tmerrshme që lidhen me atë periudhë dhe planet ogurzeza të Berishës, të SHIK dhe të ministrisë së brendshme. Që në 1994, po të dëshironi, shikon intervistat e mia, përplasje mes Gjykatës së Kasacionit dh pushtetit ekzekutiv dh Berishës në veçanti, filloi të bëjë publike, sepse në atë periudhë shumë gjëra pavarësisht debateve nuk ishin bërë publike. Pavarësisht nga disa ndërhyrje skandaloze, ishim munduar ti zgjidhnim me mirëkuptim në zbatim të ligjit.

Kam bërë një intervistë në 1994, kam thënë se nëse diçka më ndodh, unë s’kam asnjë konflikt personal, por e keqja dhe autori do jenë Sali Berisha, SHIK dhe Ministria e Rendit. Kam kaluar shumë provokime edhe në rrugë, më ndalnin makinën, më provokimin që të nxehesha, por unë s’mund të bija në kurthin e tyre. Kanë bërë skandal edhe kur unë isha në takim me prokurorin e përgjithshëm Alush Dragoshin, me shoqëruesin dhe shoferin tim, ishte një kërcënim indirekt për mua.

Unë jam i vetmi kryetar i Gjykatës së Lartë që 3 herë më kanë paraqitur në parlament, dy herë falë integritetit të deputetëve të ‘92 e mbrojtën të vërtetën dhe nuk më hoqën për akuza të falsifikuara nga Berisha dhe prokuroria e asaj kohe. Që në fakt nuk ishin akuza. Pastaj siç dihet edhe sa herë u rrethua Gjykata e Kasascionit me policë kur kishim gjykime të rëndësishme dhe dilnin krerët e shtetit dhe thonin Zefi gënjen, gjykata nuk është rrethuar.

Kjo ka ndodh në shtator të 1995, po edhe herë të tjera. Ka ndodhur edhe pasi jam hequr kur shtëpia ime në nëntor të 1995 u rrethua me policë, me SHIK-as dhe me bandidët civilë të Sali Berishës, që synonin të më rrëmbenin atë mëngjes të shtune dhe të më zhduknin në drejtim të paditur.

Pra ajo që i nderuari Roger Sherard ka shkruar në librin e tij është e vërtetë, por për fat të mirë i jam mirënjohës qeverisë amerikane, por dhe disa institucioneve të tjera të specializuara europiane që më kishin porositur të bëja kujdes në lëvizjet që mund të bëja. Pa dyshim qeveria amerikane kish marrë masat edhe për të më shpëtuar jetën.

Ju jeni i bindur sot zoti Brozi se nëse s’do ishte ndërhyrja e qeverisë amerikane, fati juaj do ishte ndryshe apo jo? Dhe për këtë bëni përgjegjës kryesor Sali Berishën?

Ai është përgjegjësi kryesor për shkatërrimin e Shqipërisë, zjarrvënien e Shqipërisë. Ka mbuluar me të zeza mijëra nëna, ka vrarë. Falë Zotit dhe Amerikës sot kam mundësi të bisedojmë bashkë. Prandaj them se Sali Berisha është rrezik për Shqipërinë.

Trushplarët që i shkojnë pas Sali Berishës, le ti thërrasin mendjes. Nëse duan veten e tyre, nëse duan të ardhmen e tyre, nëse duan familjen e tyre të mos manipulohen, të mos gënjehen me paratë miliona që ka Sali Berisha.

Për fat të keq, detyrohem të flas me gjuhën e së vërtetës për këtë që po i zvarritet politikës shqiptare për ta zhvat Shqipërinë dhe për ta dërguar Shqipërinë përsëri në humnerë, siç e ka dërguar sa herë që ka pasur pushtet.

Larg qoftë edhe në opozitë duket se ka forca për të bërë keq Shqipërinë. Siç ndodhi në shtëpinë e PD-së, e shkatërroi, e dogji, e theu xhamat. Ku ka bërë vaki në botë një gjë e tillë me një parti politike. Prandaj shpëtojeni Shqipërinë nga neo-diktatori Sali Berisha

Next Post
Dyshime se vrasësit ikën jashtë vendit, detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut! Autorët e ndoqën nga Levani dhe…

Dyshime se vrasësit ikën jashtë vendit, detaje nga ekzekutimi i Kristian Markut! Autorët e ndoqën nga Levani dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Socialistët nuk i ndahen Shehajt, Manja: Ndaj tij do të bëhet kallëzim në Prokurori

July 28, 2026
Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

Malaj prezanton treguesit financiarë për 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

July 28, 2026
Iu gjet në qelinë e burgut të Drenovës, celulari i Laert Haxhiut në laboratorin digjital të SPAK! Pritet ‘zbërthimi’ i bisedave

“Dha urdhër për të më vrarë vëllain”, Xhaferraj dëshmon në gjyqin ndaj Laert Haxhiut: Pyeta të atin, por më tha se…

July 28, 2026
E rëndë në burgun e Reçit! Dy të dënuar dhunojnë punonjësin e Policisë

I dënuar për vrasje në vitin 1997/ Ndërron jetë në burgun e Fierit 52-vjeçari Artur Doku

July 28, 2026
“Hapa konkretë për Onkologjikun”/ Ministrja Sala: Të shkojmë ne te pacienti, jo pacienti te ne

Sala: Heqim kufizimin moshor për Check-Up, linjë këshillimi dhe shërbimi i parë i Geriatrisë për të moshuarit

July 28, 2026
Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

Një shekull në “arrati”, si u rikthye në Itali koka e Aleksandrit të Madh

July 28, 2026
“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

“Paraburgimi i Veliajt, model që përsëritet”, ish-nënkryetari i Sofjes: Vë në rrezik edhe të drejtën e qytetarëve që e kanë zgjedhur

July 28, 2026
Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

Dubai shpërblen banorët që sjellin turistë

July 28, 2026
“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

“Zgjedhorja”, Gjiknuri: Të kemi një paketë ligjore brenda vitit; Bylykbashi: Zgjidhje të forta për administratën…

July 28, 2026
Po kalonte autostradën në Lushnje, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren

Humbi betejën për jetën, ndërron jetë 71-vjeçari i aksidentuar në aksin Lezhë–Milot

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In