• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump nuk amniston fajtorët

by Artur Ajazi
22/01/2025 13:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Politikanët  shqiptarë të implikuar në shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, po i gënjen mëndja se “Donald Trump do ti amnistojë”. Madje shkojnë edhe më tej, kur pozojnë nga SHBA (të futur në lokale shërbimi apo salla të mbyllura për publikun) dhe japin intervista për mediat e Tiranës duke thënë se “po ndjekim betimin e fjalimin e Trump”. Të zhytur në korrupsion, vrasje shtetërore, abuzime me pushtetin në forma të ndryshme, politikanët e tranzicionit në Shqipëri, po  kujtojnë se “ shpëtuam, na erdhi Trump të na heqë njollën”.

Ata nuk e njohin dhe nuk e dinë se, Donald Trump është “hasmi” i politikanëve të akuzuar, të shpallur “non-grata”, e politikanëve që kanë abuzuar dhe përfituar nga pushteti, dhe aq më tepër të atyre politikanëve, që akuzohen për vrasje shtetërore. Na del Fatmir Mediu (apo dhe Lulzim Basha) nga kafenetë e SHBA-së, na pozon dhe thotë se “po ndjek betimin dhe fjalimin e Trump”, dhe kujton se kjo do të ketë ndikim tek SPAK-u për ti lehtësuar atij akuzat për Gërdecin. Na del dhe Berisha çdo ditë në konferencë shtypi, i fut edhe një fjalim kuturru, dhe kujton se Trump do ti heqë atij “njollën në biografi”. Dijeni mirë ju politikanë të tranzicionit, që vodhët milionat, që abuzuat dhe pushtetin, që shkatërruat pasuritë e shqiptarëve, dhe që vratë mes bulevardit se, Donald Trump kurrë nuk do të ketë aleanca dhe kurrë nuk do të amnistojë të keqen.

Ai ka ardhur në postin e lartë të Presidentit të SHBA-së, për të ndryshuar gjithçka ka gjetur në Shtëpinë e Bardhë, për të forcuar Amerikën dhe amerikanët, apo dhe për të lidhur aleanca të fuqishme me liderë të përgjegjshëm europianë dhe botërorë. Donald Trump nuk luan me interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk luan me politikën e jashtme, dhe nuk bën pazare (sepse nuk ka nevojë) me politikanë ballkanikë të korruptuar.

Kush ka vjedhur, abuzuar, kush na lyer duart me milionat e shqiptarëve, kush ka shkelur ligjet e vendit dhe ka vrarë protestues të pafajshëm, e ka vendin në burg. Kush ka zhvatur pasurinë e popullit, dhe ka luajtur bixhoz me milionat tona, e ka vendin në burg, edhe pse shkon në SHBA  akoma  nën petkun e “politikanit apo deputetit”. “Koha kur fshiheshe pas gaxhoit”-thotë populli, ka përfunduar.

Ka përfunduar edhe koha kur shqiptarët mund ti gënjeje dhe mashtroje me premtime qesharake dhe tallëse. Vota e tyre ka vajtur dhe do të shkojë tek politikani punëtor, fjalëmbajtur, dhe korrekt në gjithçka lidhet me pushtetin. Vota e shqiptarëve do të shkojë për partinë që nuk i fsheh skutave shkelësit e ligjit, vrasësit e protestuesve, por i dorëzon ata tek drejtësia e re. Ndaj, pozoni  dhe përbetohuni sa të doni se “jemi me Donald Trump, mbështesim  Donald Trump, rroftë Donald Trump”.

Asgjë nuk vlen, mos mbani shpresë, dhe mos gënjeni mbështetësit tuaj me foto dhe fjalime boshe të  shkruara orët e vona të natës. Trump u rikthye sepse nuk abuzoi, nuk vodhi, dhe nuk vrau popullin protestues. Mos ngatërroni  me dashje, dhe mos hiqni paralele  mes  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe Shqipërisë postkomuniste, pasi jemi 1 mijë vite larg.

Next Post
Po punonte në kantier, humb jetën 63-vjeçari shqiptar në Itali

Po punonte në kantier, humb jetën 63-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AfD padit kancelarin Merz për deklaratën e “spastrimit etnik” -

“Më mbështesni ose jap dorëheqjen”- Pas rezultateve të dobëta që tronditën CDU-në, kancelari Merz ultimatum drejtuesve të partisë!

September 15, 2026
Bllokada saudite/ ‘Çmendet’ çmimi i naftës, rritet me 3% dhe shkon drejt 110 dollarëve për fuçi

Bllokada saudite/ ‘Çmendet’ çmimi i naftës, rritet me 3% dhe shkon drejt 110 dollarëve për fuçi

September 15, 2026
“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

“Puna e SPAK, efektive”- Mesazhe të forta nga zyrtari i DASH, Lawton: Po punojmë me Shqipërinë për të goditur organizatat kriminale transnacionale

September 15, 2026
Putin shtyn një samit të rëndësishëm për shkak të kërcënimit të dronëve ukrainas -

Rusia mban zgjedhjet e para që nga nisja e pushtimit të Ukrainës dhe qindra mijëra viktimave në front!

September 15, 2026
Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

Lufta në Ukrainë, 2 të vdekur për shkak të sulmit rus në qytetin e Slovianskut

September 15, 2026
Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

Mario Mitaj e bën “sefte”, më në fund luan dhe Genoa kualifikohet në 1/8 e finaleve të Kupës së Italisë! Gjen Interin në fazën tjetër

September 15, 2026
“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

“Koja jonë po mbaron!”- Ish-studiuesi i “Google” jep alarmin për Inteligjencën Artificiale: AI mund të vrasë të gjithë njerëzit!

September 15, 2026
Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

Evropa në prag të një makthi energjetik: “Saudi Aramco” anulon dhe shtyn furnizimet me naftë bruto në rafineritë evropiane!

September 15, 2026
NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

NATO: KFOR do të vazhdojë të garantojë sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë

September 15, 2026
Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

Sytë nga Haga, nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com