• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

VIDEO/ Shitblerja e votës në Dibër? “A i more lekët? Do na e japësh votën?”

by Java News
13/09/2016 21:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë kaluar vetëm dy ditë nga fitorja e kandidatit të ASHEE për Kryetar Bashkie në Dibër, Muharrem Rama,  emisioni investigativ “STOP” sjell atë se çfarë ka ndodhur realisht në këto zgjedhje.

Përmes një kamera të fshehtë, “STOP” paqyron shit-blerjen e votave, duke favorizuar në këtë mënyrë kandidatin e majtë i cili u shpall edhe fitues në këtë garë me një diferencë prej mbi 4000 votash kundrejt kandidatit demokrat, Sherefedin Shehu.

stop 3

Sekseri: A i more lekët? Do na e japësh votën?

Qytetari: Po po, po pse aq pak?

Sekseri: Jam i sharë me rob shpie, për kokë të fëmijëve, aq na kanë dhënë. Edhe Xxxx aq i kanë dhënë, edhe atij tjetrit aq i kanë dhënë, të gjithëve aq.

Qytetari: Po pse kshu, pse aq pak, nga 20 mijë lekë?

Sekseri : Ehh pra pyeti! Unë sa më kanë dhënë… jam i sharë…aq u kam dhënë.

Qytetari : Po shumë pak…

Sekseri : Për kokë të fëmijëve, unë po të bëj be për kokë të fëmijëve. I kanë rënë lapsit… Pse a jam në zor unë të marr lekët?

Ta q… nënën, i thanë “ta bëj gungën kur të dua”. Zzzz nuk ia dhanë lekët të shkretit, e turpëruan Xhevin. Unë i mora që të mos turpërohem me shokët, të mos i pres në besë shokët.

Qytetari: Po qenkan legena mo…

Sekseri : Thuj Aaaaa… thuaji, edhe nja 40 mijë lekë thuaji Lules, e duhet të iki… Edhe ti jap unë pastaj. Edhe t’i them atij unë. Po m’i dha mirë, po ashtu… Merre Dulen në telefon dhe thuaji kështu kështu…

Qytetari : Po me këta të miat?

Sekseri : Po mirë, hajde në makinë merri aty edhe….

Qytetari : Sa ashtu janë si… sa vota janë, sa parti janë?

stop 4

Sekseri : Po ti shënoje te 1-shi.

Qytetari : Te njëshi?

Sekseri : A mirë, si shkuat? A mirë?

Qytetari: Ça të bëj tani?

Sekseri : Shko jepja Dules

Qytetari : Heee…

Sekseri : Jo, jam vëzhgues. Jam këtu jashtë.

Qytetari: Të shkoj ti them edhe për ata të dy.

Sekseri : Urdhëro..?

Qytetari :Të shkoj t’i them edhe për ata të dy… edhe për ata… dy vota.

Sekseri:  E ke numrin e Denis Miftarit?

Qytetari: Jo

Sekseri:  Futi more lekët në çantë tani….

stop 6

 (Afrohet një person tjetër….)

Sekseri : O Ashim, o Ashim…

Ashimi : Po…

Sekseri : E ke numrin e Denis Miftarit?

Ashimi : Jo

Sekseri : A e ke numrin e Denis Miftarit? T’ia çoj me mesazh Maksit, se i ka letrat e hapura, t’í thotë Maksi si të duash, luaje bythën.

stop 7

Qytetari : Në rregull. Po shife, se mos del ndonjë kafe tjetër, se t’i thyej hundët.

Sekseri : Ku të shoh more?

Qytetari : Po ti shif more…

Sekseri : Ku të shoh? Po ti në qoftë se i mban, merr more, q… nënën, ore budall. Vetëm mos bjer në sy, se thonë njerëzit e Gencit, ku shkojnë.

Qytetari : Po ç’ke more ti. Unë po e mora kafen, do bëj sikur shoqërohem me ata, por ti e di që…

stop1

Sekseri : Jo, jo, jo… se më prish punë mua, se e di që je njeri i imi ai… i kam thënë unë, kështu kështu ka bërë shkollën, i kam thënë për punë. Genci e di, se ti duhet të bësh gjasme për punë, mos bjer në sy. Ti merr lekë, por mos bjer në sy, se dalin më thonë pastaj: O Genc, po ti a bën fushatë kundër? A dëgjon? Ti merri, por vetëm mos të të shohë Shemsiu, se të gjithë e dijnë për ty./tvklan.al


Ja si blihet vota ne Diber by PanoramaVideo

Next Post
Pogradec, 18 vjeçari debatoi në telefon me autorin e krimit pak para ngjarjes (VIDEO)

Ekzekutimi në Pogradec/ Sherri nisi në FB për një femër, viktima i afërm i deputetit të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

22 sistemet doganore në fokus, zbardhen zhvillimet e reja në Bruksel për integrimin e Shqipërisë në BE

October 3, 2026
Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

Policia “blindon” Vlorën, kontroll makinave me xhama të zinj, ja çfarë po verifikohet

October 3, 2026
Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

Nga ish-kampion i çiklizmit në sherif, Shkëlqim Hajdari takohet në Kaliforni me Selim Çelmetën: Krenarë për këtë djalë Tirone!

October 3, 2026
K*rvat e vërteta të një shoqërie!

K*rvat e vërteta të një shoqërie!

October 3, 2026
Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

Zelensky paralajmëron sulme ndaj rafinerive ruse, mesazh i fortë për Putinin: Po humbasim kohë

October 3, 2026
Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

Anglia shkatërron Kroacinë, 7 gola në 90 minuta, Kane e Saka shënojnë dopietë!

October 3, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Policia zbardh detajet e helmimit të 6 fëmijëve në një kopsht në Korçë, nën hetim për shpërdorim detyre drejtoresha e institucionit dhe një mjeke

October 3, 2026
Indeksim, rritje pensionesh, apo…/ Çfarë pritet të ndodhë duke nisur nga 1 tetori, ja sa para më shumë do të hyjnë në xhepat e pensionistëve shqiptar

Pensionet në pritje të rritjes, qeveria zbulon çfarë pritet të ndodhë me pagesat për 755 mijë qytetarë

October 3, 2026
Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”: Nuk e di nëse jam gati

Negisa Dido flet për mundësinë e pjesëmarrjes në Big Brother VIP: Nuk e di nëse jam gati

October 3, 2026
Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

Ja shenjat e horoskopit që nuk falin gabimet

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com