• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ekzekutimi në Pogradec/ Sherri nisi në FB për një femër, viktima i afërm i deputetit të PS

by Java News
13/09/2016 21:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një femër është bërë shkak i vrasjes së një të riu sot në qendër të qytetit të Pogradecit. 18-vjeçari Fabio Hila, është ekzekutuar me kallash ndërsa ndodhej në një bar në rrugën “Rinia” të këtij qyteti.

Mësohet se viktima, i afërm i deputetit socialist Ilir Xhakolli, ka debatuar me një person në lokal, i cili më pas e ka qëlluar me automatik dhe është larguar me shpejtësi por është kapur nga policia.

18-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital, ndërsa burime zyrtare nga policia e Pogradecit, bëjnë me dije se autori i dyshuar është shtetasi Fabio Musollari, edhe ai 18 vjeç.

MOTIVI
Burime konfidenciale pohojnë për Balkanweb se dy të rinjtë ishin konfliktuar prej ditësh nëpërmjet komunikimit online në facebook për një vajzë që pëlqenin të dy. Përplasja është thelluar edhe më tej, pasi autori dhe viktima kishin debatuar në telefon. Ndërsa sot Fabio Musollari ka shkuar në lokalin ku ndodhej Hila dhe e ka qëlluar me automatik duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë, por i riu nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Sipas burimeve, Musollari nga fshati Vërdov, njihej si person problematik. Ngjarja ka ndodhur në prani të dhjetëra personave dhe ka shkaktuar kaos dhe panik.

NJOFTIMI I POLICISË
Në datë 13.09.2016, në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pogradec ka ardhur një telefonatë se te rruga “Rinia” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, në një lokal në rrugën “Rinia” shtetasi F.M, rreth 18 vjeç, ka qëlluar me automatik shtetasin F.H, rreth 18 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Pogradecit.

Autori i dyshuar i ngjarjes, është larguar nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të shërbimeve të policisë është kapur dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit së bashku me armën e krimit. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Next Post
Ish-presidenti izraelit, Shimon Peres pëson atak kardiak

Ish-presidenti izraelit, Shimon Peres pëson atak kardiak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

October 4, 2026
Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

October 4, 2026
Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

October 4, 2026
Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji për Specialen, PDK kërkon ndryshime për dënimet, apelimin dhe faljen presidenciale

Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji për Specialen, PDK kërkon ndryshime për dënimet, apelimin dhe faljen presidenciale

October 4, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, PSD do të ketë kandidatët e saj dhe në Dibër

Zgjedhjet lokale/ Opozita kërkon ndryshimin e rregullave, nga rikthimi i balotazhit te hapja e listave

October 4, 2026
Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

October 4, 2026
Nga Biden te Von der Leyen, ja ‘lista e zezë’ e Putin

“Do të godasim më fort Kievin dhe rajonet e tjera”, Rusia paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Ukrainë

October 4, 2026
Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

October 4, 2026
Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

October 4, 2026
Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

Pas ndeshjes me Finlandën, ndryshime në Kombëtaren shqiptare para San Marinos!

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com