• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Video / Rrëfehet ish-ministri Xhafaj: Ju rrëfej Reformën në Drejtësi dhe mesazhet e ambasadores Yuri Kim!

by Java News
29/03/2021 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi Fatmir Xhafaj u pyet mbrëmjen e sotme nga gazetarja Ilva Tare lidhur me mesazhet e adresuara ndaj politikës nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.
Nisur nga raportet e afërta dhe personale që deputeti socialist mban me partnerët ndërkombëtar, Tare i adresoi pyetje mbi të ashtëquajturat “porosi amerikane” mbi procesin e zgjedhjeve.
Ndër të tjera Xhafaj u shpreh:
“Është mirë të dëgjohet mesazhi i ambasadores, pasi ajo është përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara, partnerit tonë strategjik, atyre që na erdhi mirë kur lobuam dhe na bënë pjesë të Aleancës Atlantike, NATO-s.

Ata kanë të drejtën që në procese të tilla të kërkojnë që të tregohemi si vend anëtar i NATO-s dhe si vend që aspiron të integrohet në BE.

Nuk ka asgjë të keqe të dëgjojmë një këshillë nga miqtë. Mesazhi ishte një mbështetje ndaj një deklarate të dhënë nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në lidhje me procesin elektoral.
Ne këtu jemi mësuar pasi ka pasur edhe raste të tilla të shitjes së votës, ua themi njerëz që të jenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e votës dhe shenjtërinë e saj. Këtë herë vota ka rëndësi dyfishe pasi zgjidhet forca politike dhe përfaqësuesi politik.
Është një ushtrim demokratik shumë i rëndësishëm. Teknikisht është i vështirë, por besoj se Komisioni Qendror dhe mediet e përgjegjshme do të luajnë ë një rol të rëndësishëm për të shpjeguar pjesën teknike dhe rëndësinë e këtij procesi, forcën që ka vota e një individi në këto zgjedhje”, tha ndër të tjera Xhafaj.

Gjithashtu Xhafaj analizoi edhe reformën në drejtësi, e cila sipas tij i ka sjellë vendit mundësinë që tashmë vendi “të mos ketë më demokraci të cunguar”.
Ai tha se “një reformë e tillë nuk ka qenë aspak e lehtë”. Në këtë pikë ai tha se ka pasur vonesa kryesisht nga opozita.
“Nga 140 votat e famshme u desh të miratoheshin 7 ligjet, pastaj 30 ligje […që i bëtë pa PD-në! – ndërhyri Tare], jo PD nuk donte t’i votonte dhe kur u gjend në presion e votoi ligjin për SPAK-un, por jo 6 ligjet e tjera,” – tha Xhafaj duke siguruar se PD donte ta vononte procesin e reformës, në veçanti vetingun.
“Ju e dini se çfarë ndodhi, PD hyri në çadër, u vonua miratimi i komisioneve të vetingut, çoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese, e çuan në Venecia,” – u shpreh Xhafaj.
I pyetur për pretendimet e Presidentit Meta për ndërhyrje nga qeveria aktuale në reformën në drejtësi aq sa ai ta quajë atë “Ramaforma”, Xhafaj u përgjigj se “për çdo pretendim ai duhet t’i drejtohet organeve”.
Xhafaj siguroi se me reformën tashmë qeveria nuk ndërhyn dot më në sistemin e drejtësisë. Ai kujtoi se me sistemin e shkuar Presidenti do të ishte kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ministri i Drejtësisë do të ishte anëtar i këtij këshilli ndërsa anëtarët e tjerë do të zgjidheshin nga mazhoranca dhe opozita. Thënë këtë ai shtoi se aktualisht Këshilli është formuar pas një votimi në parlament i disa listave të ardhura përmes një konkurrimi.
Ish-ministri tregoi se tashmë me reformën “sistemi ka pavarësinë institucionale”. Ai tha se nga pikëpamja e pavarësisë Gjykata Kushtetuese aktuale është më e mirë se sa ajo që kishim.
“Për mënyrën se si ata vijnë sot në radhët e Gjykatës Kushtetuese, sot anëtarët vijnë përmes Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ndërsa më parë duhej bërë një marrëveshje dyshe me Presidentin dhe mazhorancën, nëse nuk merrje miratimin e të dyve, nuk mund të shkoje anëtar i Gjykatës Kushtetuese,” analizoi Xhafaj.
Më tej ish-ministri tha se ndryshimet e bëra së fundmi për ligjin e SPAK-ut “bëjnë ndryshime të parëndësishme që nuk e prekin thelbin”, ndaj dhe u rend të bëhej që gjatë kësaj legjislature dhe jo pas 25 prillit. Xhafaj tha se ligji u ndryshua për të shkarkuar nga mbingarkesa e çështjeve SPAK-un.

Next Post
Debati/Topalli: “Më ke përmendur në fushatë, pse skuqesh”, Gjekmarkaj: “Kam alergji nga shpifjet e tua”

Debati/Topalli: “Më ke përmendur në fushatë, pse skuqesh”, Gjekmarkaj: "Kam alergji nga shpifjet e tua"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In