Debati/Topalli: “Më ke përmendur në fushatë, pse skuqesh”, Gjekmarkaj: “Kam alergji nga shpifjet e tua”

Screenshot 16

 

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli dhe kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkajt, janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Real Story”.

 

Gjekmarkaj tha se partitë e krijuara nga Patozi dhe Topalli janë në aleancë me kryeministrin Rama, edhe përtej këtij fakti, kandidati për deputet shtoi se ai nuk i ka sulmuar. Menjëherë pas kësaj reagoi dhe Topalli, e cila tha se emri i saj është përdorur nga Gjekmarkajt, në takimet elektorale që ka pasur ky i fundit.

Pjesë e debatit:

Agron Gjekmarkaj: Edhe pse keni zgjedhur të jeni aleat me Edi Ramën unë s’ju kam sulmuar.

 

Jozefina Topalli: Bën mirë që shkon nëpër katunde apo për shtëpia.

Agron Gjekmarkaj: Nuk ju kam zënë kurrë me gojë. Të kërkoj falje publikisht nëse unë të kam përmendur.

Jozefina Topalli: Ky është bërë shoqëruesi i dytë i Lulit. Pra problemi është çdo bëhet, do e injorojmë.

Agron Gjekmarkaj: Është një diskutim folklorik banal. Kjo më thotë ma ke zënë emrin në fushatë, kurrë s’ja kam zënë me gojë.

Jozefina Topalli:
 Pse skuqesh?

Agron Gjekmarkaj: I kuq jam nga natyra, sepse kam alergji nga këto që thoni ju.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com