• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

VIDEO/ Reperi shqiptar Action Bronson hedh nga skena një fans

by
19/07/2015 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç mund ta kishte imagjinuar për fansin që u ngjit në skenë dhe u përpoq të prishte performancën e Action Bronson në festivalin “Lovebox” në Londër, pasi reperi me origjinë shqiptare, ndaloi në mes të këngës e goditi atë me grusht e më pas e hodhi nga skena.

Lajmi bëhet i ditur nga britanikja “The Independent”, sipas së cilës, ish – shefi i kuzhinës Bronson, e ndërpreu vetëm për pak sekonda këngën, e hodhi fansin nga skena dhe vijoi të këndonte normalisht.

Ky moment u filmua nga fansa të shumta që po ndiqnin performancën e reperit, të cilët e postuan më pas në rrjete sociale.

Brett Leppard, pjesë e stafit të “The Independent”, i cili ishte prezent gjatë performancës, tha se personi në fjalë ishte me fat, pasi Bronson u përpoq ta godiste dy herë, por pa sukses, ndërsa theksoi se turma e ekzaltua edhe më shumë nga veprimi i reperit 31 – vjeçar.

Kjo nuk është hera e parë që Action Bronson hedh nga skena fansa që kërkojnë të ndërhyjnë gjatë performancës së tij.

Sipas gazetës britanike, një situatë e ngjashme ndodhi gjatë muajit Mars në New York, ndërsa në një tjetër rast në Florida, Bronson përdori një goditje koplekse xhudoje për të hedhur nga skena fansin.

31 – vjeçari Bronson, i cili është rritur në New York, ka lindur nga një baba shqiptar dhe nënë njujorkeze.

Përpara se të niste karrierën si reper, ai ka punuar si shef kuzhine në New York, si dhe ka patur edhe një show online, të quajtur “Action in the Kitchen”. Pasi theu këmbën në kuzhinë, në 2011, ai vendosi që t’i përkushtohet ekskluzivisht karrierës së tij si reper.

Ndërkohë, Festivali “Lovebox” që mbahet në “Victoria Park”, organizohet që prej vitit 2002 dhe këtë vit në skenë u ngjitën emra të njohur të muzikës botërore, si Snoop Dogg, Rudimental, Hot Chip e Cypress Hill.

Next Post

Mark Frroku kërkon ekstradimin, Lalla: Kërko leje nga Belgjika

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

Si do të rimbursohen dëmet? – Cila është procedura që duhet të ndjekin bizneset e dëmtuara nga protestat

October 19, 2026
VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

VIDEO/ “Turp e faqe e zezë!”- Të rinjtë vandalizojnë monumentin e At Gjergj Fishtës, ironia e analiztit Martin Leka: Një herë ia zhduku komunizmi, tani…

October 19, 2026
Republika popullore e protestës

Kë po ndëshkoni, kryeministrin apo veten?

October 19, 2026
“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

“Të shqetësuar për shpërthimin e dhunës”- Protesta, reagon Ambasada e Zvicrës: Ulni tensionet dhe i jepni përparësi dialogut!

October 19, 2026
VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

VIDEO/ “Nuk më duhet shkolla…”- Çudit i riu që proteston me studentët: E lashë gjimnazin! Për tre vjet bëj lekë dhe hap biznes…!

October 19, 2026
“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

“Mos e ndërto avllinë këtu”, si nisi sherri mes tre vëllezërve dhe ushtarakut e që përfundoi në tragjedi

October 19, 2026
Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia

October 19, 2026
“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

“Po pengohej zhvillimii procesit mësimor”, Policia ndërhyn në Universitetin e Vlorës, shoqërohen 6 persona

October 19, 2026
“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

“Nuk do jeni vetëm”, Hita letër efektivëve: Asnjë sulm ndaj jush nuk do tolerohet

October 19, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com