Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do t’i vazhdojë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Gjatë një takimi me zyrtarë të Azisë Qendrore në Uzbekistan, ai paralajmëroi se konflikti rrezikon të përhapet përtej dy vendeve.
Duke folur për gazetarët në Samarkand, më 19 tetor, Rubio mbrojti përpjekjet e presidentit amerikan, Donald Trump, për të zhvilluar negociata mes Moskës dhe Kievit.
Ai pranoi se përparimi ka qenë i kufizuar, por tha se SHBA-ja mbetet e gatshme të shfrytëzojë çdo mundësi për arritjen e një marrëveshjeje paqeje.
“Askush nuk po e fiton këtë luftë”, tha Rubio.
“Njerëzit po vdesin çdo ditë. Çdo ditë ka shpërthime dhe shkatërrime”, tha ai.

Ai përmendi pasojat gjithnjë e më të rënda të luftës në njerëz dhe në ekonomi, duke iu referuar pretendimit të përsëritur të Trumpit se deri në 25.000 njerëz vriten çdo muaj në luftime.
Rubio paralajmëroi se lufta paraqet rreziqe edhe për vendet e tjera, veçanërisht në Evropën Lindore.
Sipas tij, dronët që devijojnë nga kursi për shkak të ndërhyrjeve elektronike, operacionet e dështuara të sabotazhit dhe incidente të tjera mund të shkaktojnë dëme në vendet fqinje dhe të nxisin një konflikt më të gjerë.
Ai shtoi se SHBA-ja dëshiron t’i japë fund luftës jo vetëm për shkak të pasojave shkatërruese të saj, por edhe për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.
The post Rubio: Lufta në Ukrainë rrezikon të përhapet, SHBA-ja s’heq dorë nga diplomacia appeared first on Euronews Albania.
Burimi: Botë