• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

VIDEO/ Raketa ruse mbi qytetin Vinnytsia, 20 të vdekur dhe 50 të plagosur rëndë, dhjetëra të zhdukur nën rrënoja

by Java News
14/07/2022 18:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një raketë goditi parkingun e ndërtesës 9 katëshe “Yuvelirniy” në qytetin Vinnytsia të Ukrainës rreth orës 10:50 të ditës së sotme. Komiteti Shtetëror i Situatave Emergjente konfirmoi lajmin, ndërsa ndërtesat e banimit aty pranë u dëmtuan nga përplasja dhe shpërtheu një zjarr i madh, që deri më tani raportohet t’i ketë marrë jetën plot 20 civilëve.

Një zyrtar i lartë në shërbimin rajonal të urgjencës tha se kishte pak mundësi për të gjetur më shumë të mbijetuar nën rrënojat në Vinnytsia, një qytet me një popullsi prej rreth 370 mijë banorësh para nisjes së pushtimit rus.

Sulmi, sipas zyrtarëve ukrainas, erdhi nga një nëndetëse ruse e dislokuar në Detin e Zi. Pamjet video dhe fotot nga qyteti, i cili është larg vijës së frontit, treguan tym të zi të dendur që ngrihej nga një ndërtesë e lartë pas një prej sulmeve më vdekjeprurëse në një objektiv civil që nga pushtimi i Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt.

“Tre fëmijë ishin në mesin e të vdekurve”, bën me dije zyrtarët.

Ushtria ukrainase njoftoi se Vinnytsia, një qytet 200 km në jugperëndim të Kievit, u godit nga tre raketa ruse Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse ruse dhe se forcat ukrainase rrëzuan dy të tjera.

Policia tha se nga të plagosurit rreth 50 janë me plagë të rënda dhe se 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

“Raketat e lundrimit goditën dy objekte të komunitetit, shtëpitë u shkatërruan, një qendër mjekësore u shkatërrua, makinat dhe tramvajet u përfshinë nga flakët”, tha Presidenti Volodymyr Zelensky.

“Ky është një akt i terrorizmit rus… 20 njerëz kanë vdekur deri më tani”, shtoi më tej ai në një konferencë ndërkombëtare që synonte ndjekjen penale të krimeve të luftës të kryera në Ukrainë.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende informacionin nga Vinnytsia. Rusia, e cila pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, mohon të ketë shënjestruar civilët dhe thotë se forcat e saj nuk kanë kryer krime lufte.

Zëvendësministrja e Mbrojtjes Hana Maliar, në një konferencë shtypi në Kiev, e quajti sulmin “një tjetër provë për gjenocid”. Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba akuzoi Rusinë në Tëitter për kryerjen e “një ferri më këtë krim lufte”.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri

Next Post
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Nafta dhe benzina pësojnë rënie, shtrenjtohet gazi

Karburantet/ Bordi i Transparencës: Ulet çmimi i benzinës, ja sa do të shitet nafta dhe gazi në treg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

Të shtëna me armë në Pukë, kultivuesit zbulojnë policinë pranë parcelës me kanabis dhe hapin zjarr, FNSH niset drejt zonës!

August 22, 2026
Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

Futbollisti 25-vjeçar rrëzohet pa ndjenja gjatë ndeshjes, ndërron jetë në spital

August 22, 2026
Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

Zbulohen dy biznese ‘mjedisore’ të dhëndrit të Berishës, shfaqet sërish Studio Pustina, si përfitonte para Malltezi nga VKM-të e vjehrrit kryeministër

August 22, 2026
Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

Ministria iraniane e Mbrojtjes del me paralajmërimin e fortë: Jemi gati për një luftë të zgjatur, prodhimi i armëve u trefishua!

August 22, 2026
Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

Putin kërcënon me hakmarrje ndaj Ukrainës: Masat kundër logjistikës nuk do të vonojnë

August 22, 2026
Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

Celibashi: Reforma territoriale duhet të miratohet në kohë, KQZ rrezikon vështirësi në zgjedhjet e 2027-ës

August 22, 2026
Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

Rama mbledh kabinetin në Pogradec/ Analisti: Mund të lëvizin deri në 6 ministra, priten “fytyra të reja”

August 22, 2026
Përfundon numërimi i votave në Kosovë, LVV forcë e parë me 53 mandate, por nuk formon dot e vetme qeverinë

Kurti: Ura e Ibrit duhet të hapet, Kosova në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in

August 22, 2026
Arjani dhe arnat-at e rrjetit

Arjani dhe arnat-at e rrjetit

August 22, 2026
‘Pasdaranët’ e Berisha-Kurtit, marksistët dhe Gonja e ‘fikën’ revolucionin

Do rindizet protesta në shtator?

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com