• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(VIDEO) Qytetarja, Valbona Hasankolli, akuzon Eni Çobanin: Më ke marrë para

by Java News
27/10/2016 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Kanë qenë të shumta përplasjet në emisionin e sotëm “Opinion” mes Eni Çobanit dhe Saimir Kodrës, për rastin e paprecedentë të gjyqtarit të Gjirokastrës, që kërkonte favore seksuale nga një grua. Debati në studio u zhvendos nga tema e ditës kur Eni Çobani u përplas me Saimir Kodrën. Ky i fundit lexoi një SMS të një qytetareje, Valbona Hasankolli.

 Kjo e fundit pretendon se Eni Çobani i ka marrë para. Çobani i kundërshtoi këto akuza, duke thënë se ka një vendim në Prokurori për këtë çështje. Mirëpo, gazetari Kodra nuk e lexoi të plotë mesazhin. Kjo e irritoi së tepërmi Çobanin, por rasti në fjalë mbetet i pazbuluar. Çobani i thotë Kodrës se po konsumonte veprën e fyerjes dhe të shpifjes.


SHERRI I PARE

Emisioni investigativ “Stop”, në Televizionin Klan ka publikuar një tjetër skandal në sistemin e drejtësisë shqiptare. Bëhet fjalë për një rast ku kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boci i kërkon seks një qytetareje në këmbim të drejtësisë.

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i bën ofertë seksuale. Ky skandal është edhe tema e mbrëmjes së sotme në emisionin Opinion.

Gazetari i ABC Neës, Flamur Vezaj ka bërë me dije se pas publikimit të këtij materiali Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje. Sipas Vezajt, presim një reagim zyrtar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ndërsa, Eni Çobani tha se rasti që ju keni nisur sot, për fatin e madh, po në këtë televizion është transmetuar po në këtë televizion, jo më larg se 4 apo 5 muaj më parë në rubrikën “Shihemi në Gjyq” dhe unë jam njeriu që e kam transmetuar e para konfliktin.

Çobani tha unë jam vënë në dijeni nga zonja dhe jam njeriu i parë që jam njoftuar për këtë aferë seksuale. Ndërsa, drejtuesi i emisionit STOP, Saimir Kodra tha se kryetari i gjykatës, siç del edhe në një pjesë aty, kap gjyqtarin e çështjes në fjalë, që i thotë ma shiko këtë pjesë, këtë fakt e pranon edhe vetë gjyqtarja. Kodra thotë se kur erdhi dita e gjyqit kryetari i thotë mos e bë atë, pasi ai nuk mori atë që donte.

Debati në Opinion është tensionuar mes drejtuesit të emisionit Stop dhe Eni Çobanit në lidhje me skandalin e publikuar sonte në emision. Çobani tha se unë e njoh shumë mirë këtë ngjarje, e njoh në thelb çështjen. Kodra u shpreh se prezenca e juaj këtu sot do të na spostojë të gjithë boshtin e temës. Ai i tha Çobanit mundohu t’i përgjigjesh pyetjeve që të bën Blendi.

 

 

Next Post
(Video) SHBA, nxënësi godet mësuesen, rrihet nga shokët e klasës

(Video) SHBA, nxënësi godet mësuesen, rrihet nga shokët e klasës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In