Dhuna e protestuesve degjeneron në kaos, shkatërrim dhe zjarr ndaj bizneseve.
Tensionet gjatë protestës në Tiranë janë përshkallëzuar më tej, me protestuesit që kanë hyrë në një biznes në zonën e Rrugës së Durrësit, prej nga kanë nxjerrë orendi dhe u kanë vënë flakën në mes të rrugës.

Ndërkohë, protestuesit kanë krijuar disa vatra zjarri në rrugë, në zonën e Rrugës së Durrësit dhe të rrugës Mine Peza, duke vijuar tubimin që ka zgjatur prej më shumë se pesë orësh.

Raportohet gjithashtu për djegien e reklamave dhe tendave në zonat ku janë përqendruar protestuesit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.



