Izmiri është dëmtuar rëndë nga tërmeti që ra pak pas mesditës së sotme, i cili pati një magnitudë 6.6 të shkallës Rihter. Një numër i madh pallatesh janë shkatërruar dhe dyshohet se brenda ka patur banorë.
Ndërkohë, një i ri ka qenë duke luajtur online teksa ra tërmeti dhe është filmuar gjithçka.
Duket se tërmeti ka qenë mjaft i fuqishëm pasi ndërtesa shkundet e gjithë, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i familjarëve të tij.
/e.rr