Tërmeti në Izmir dhe Samos, Ruçi mesazh homologëve Sentop dhe Tassoulas: Kjo goditje nuk do të thyejë miqtë tanë

Pas tërmetit të fortë të ditës së sotme në Egje, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, u është drejtuar me telegram homologëve të tij, Mustafa Şentop dhe kryetarit të Parlamentit të Greqisë, Constantine Tassoulas.

“Me tronditje mora lajmin për tërmetin shumë të fortë që goditi sot në mesditë Sanmosin, Izmirin dhe zonat perreth. Në këto çaste të rënda, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë populli shqiptar, janë pranë popujve tanë miq e fqinj dhe shprehim dhimbjen e solidaritetin me qytetarët dhe familjarët e viktimave. Jam i bindur se kjo goditje e natyrës nuk do t’i gjunjëzojë fqinjët tanë, me të cilët kemi ndarë, ndajmë e do të ndajmë gëzimet dhe pasojat e fatkeqësive.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

/e.rr

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com