Një apartament në një bllok banimi në Kamëz është përfshirë nga flakët këtë të mërkurë.
Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Shërbimi zjarrfikës ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Raportohet vetëm për dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për abzrdhjen e plotë të shkaqeve të rënies së zjarrit.