• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ “Nuk mundet të shitet si Arlind Qori”, Buzhala për Pacollin: Njerëzit e tij u bënë organizatorë të protestës në Tiranë

by E B
07/07/2026 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Berat Buzhala ka reaguar përmes një videoje ndaj qëndrimeve të fundit të Behgjet Pacollit në raport me protestën në Tiranë dhe qeverinë shqiptare.

Buzhala thotë se i ka bërë përshtypje, madje edhe e ka irrituar, qasja e Pacollit, i cili sipas tij është bërë gjithnjë e më antiqeveritar sa më shumë është rritur protesta në Shqipëri.

“Një send që më ka bërë përshtypje, që të mos them edhe më ka irritu pak, është qasja e fundit e Behgjet Pacollit në raport me qeverinë shqiptare”, shprehet Buzhala.

Sipas tij, jo vetëm Pacolli, por edhe njerëz të afërt me të dhe të angazhuar në Tiranë, janë afruar shumë me protestën dhe kanë bërë thirrje për pjesëmarrje.

“Sa më shumë që u rrit protesta në Tiranë, aq më antiqeveritare u bë. Edhe jo veç Behgjet Pacolli, edhe njerëz të Behgjet Pacollit që i ka kontraktorë, që i ka punëtorë në Tiranë, janë shndërru në pothuajse organizatorët e protestës”, thotë ai.

Buzhala thekson se mbështetja për protestën është e drejtë, por sipas tij nuk mund të fshihet brenda pak javësh e gjithë historia politike dhe ekonomike e një personazhi publik.

“Pra i kanë qëndru afër protestës, i kanë prirë protestës, kanë bo thirrje me dalë në protestë. Krejt në rregull është. Mirëpo nuk munet me u shly komplet biografia e dikujt, komplet historia e dikujt brenda disa javëve”, shprehet gazetari.

Ai shton se Pacolli, në raport me Edi Ramën dhe qeverinë shqiptare, nuk mund të paraqitet si figurë anti-establishment, duke përmendur edhe projekte të lidhura me aeroportin.

“Behgjet Pacolli në Shqipëri në raport me Edi Ramën, munet me kanë çdo gjë përveç anti-establishment. Ky aeroport këtu ku ju ka dhane zotit Beqir Pacolli dhe zotit Valon Ademi është dhane prej qeverisë së Edi Ramës”, thotë Buzhala.

Në fund, gazetari ironizon përpjekjen për ta paraqitur Pacollin si një kundërshtar të sistemit.

“Nuk është ndonjë kundërshtar i Edi Ramës. Nuk munet befasisht Behgjet Pacolli me u shit tash si Arlind Qori”, përfundon ai.

https://javanews.al/wp-content/uploads/2026/07/6a4cf0b48096a.mp4
Next Post
“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

“E motra është në gjyq me kryetarin e Bashkisë”/ Dokumentet nxjerrin në pah konfliktin e interesit të gjyqtares Flora Hajredinaj me çështjen kundër Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com