• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Njihuni me dhjetë kafshët më inteligjente në botë

by Java News
25/12/2017 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa nga këto kafshë janë të njohura për inteligjencën e tyre dhe besojmë që do t’ju befasojnë. Në video-xhirim vihen në pah dhjetë kafshët më inteligjente, inteligjenca e të cilave ndonjëherë ju rikujton madje inteligjencën e njeriut. Shikoni se për cilat kafshë është fjala

10. Oktapodi është një nga kafshët më të zgjuara të detit. Edhe pse është një kafshë shumë pak e kuptuar nga studiuesit, këta vazhdimisht zbulojnë të reja rreth aftësive mahnitëse të oktapodit. Oktapodët luajnë, arrijnë të zgjidhin probleme dhe kanë një memorie jo shumë të shkurtër.

9. Pëllumbi ka një aftësi të shkëlqyer për të njohur veten në pasqyrë, mund të kujtojë shumë pamje dhe arrin të rikthehet në shtëpi pavarësisht distancave të largëta. Dihet se pëllumbat janë përdorur gjatë luftës si postierë të çmuar për aftësinë e tyre për të kujtuar njerëz dhe vende pas shumë vitesh. Pëllumbat gjithashtu e ndajnë vëmendjen mes stimujve të shumtë në të njëjtën kohë, për të kryer detyra të ndryshme në një periudhë të shkurtër kohe.

8. Derri është një nga surprizat e këtij grupimi. Mendohet se derrat kanë emocione, ndjeshmëri dhe mërziten shumë shpejt. Disa thonë se derrat trajnohen më shumë sesa qentë. Një shenjë e zgjuarsisë së derrave doli në pah në një eksperiment të kryer në vitin 1990. Derrat u trajnuan që të lëviznin kursorin e një projektori videoje sa herë që ata shihnin një imazh të përsëritur dhe rezultoi se ata e bënë po aq mirë këtë detyrë sa shimpanzetë. Derrat ëndërrojnë dhe njohin emrat e tyre.

7. Qeni është miku më i mirë i njeriut, shumë i lehtë për t’u trajtuar, shumë miqësor dhe arrin të kuptojë komanda. Qentë mund të identifikojnë dhe kujtojnë fytyra njerëzish dhe kafshësh që kanë takuar. Kanë ndjeshmëri, bëhen xhelozë dhe nuk i harrojnë personat që u bëjnë keq.

6. Papagalli njihet gjerësisht si shpendi më i zgjuar. Sipas studimeve të fundit, papagajtë Cacadu kanë 90 për qind aftësitë e zogjve. Një papagall mund të imitojë fjalët njerëzore, të kuptojë domethënien, të kujtojë shumë fjalë dhe të bëjë fjali.

5. Miu është i shquar dhe i përfolur për inteligjencën e tij në kulturat perëndimore. Për shkak se është shumë i ngjashëm psikologjikisht me njeriun, ai përdoret gjerësisht në studime dhe eksperimente shkencore. Minjtë e laboratorit njihen për aftësinë e tyre për t’u arratisur nga kafaze laboratorësh të ideuara nga shkencëtarët më të mirë. Ata mund të përdorin sensin e tyre të mprehtë të nuhatjes dhe dëgjimit për të zbuluar mina dhe bomba. Minjtë mund edhe të identifikojnë mostra njerëzore të pështymës që kanë përmbajtje të bakterit të tuberkulozit. Minjtë tregojnë shenja të eksitimit, humbjes, stresit, madje edhe keqardhjes.

4. Delja është cilësuar nga shkencëtarët britanikë si një kafshë me aftësi instinktive të pabesueshme dhe me një inteligjencë që shkon përtej imagjinatës sonë. Kur janë në kërcënim, delet formojnë grupe të mëdha dhe vrapojnë së bashku larg rrezikut. Delet mund të kujtojnë dhe identifikojnë fytyra të njerëzve dhe kafshëve.

3. Delfini është një kafshë shumë e shoqërueshme. Delfinët mund të njohin kushërinjtë e tyre, edhe pse jetojnë shumë larg tyre për një kohë të gjatë. Arsyeja e kësaj besohet të jetë aftësia e delfinëve për të komunikuar me gjuhën e tyre specifike. Delfinët kuptojnë konceptet numerike dhe janë në gjendje të kuptojnë pyetje që u bëhen për sende jo të pranishme. Ata e marrin informacionin nga të dëgjuarit dhe të parit, kështu që janë gjendje të kuptojnë teksa shohin televizor.

2. Elefanti ka një tru që peshon afërsisht 5 kilogramë. Shkencëtarët kanë vërtetuar se elefantët kanë aftësinë të përdorin objekte të ndryshme për të krijuar lirisht gjëra që nuk i janë udhëzuar. Ata dinë sesi ta pastrojnë ushqimin dhe si të përdorin mjete të caktuara në natyrë. Janë të aftë të kuptojnë komandat njerëzore.

1. Shimpanzeja ka aftësi befasuese të intelektit. Shimpanzetë dinë të krijojnë dhe përdorin vegla, dinë të shkojnë për gjueti në mënyrë kolektive dhe janë të aftë të zgjidhin probleme të vështira. Shimpanzetë dinë të mësojnë shenja komunikimi për t’u marrë vesh me njerëzit dhe mund të kujtojnë emrat e mësuara nëpërmjet shenjave të njerëzve që kanë vite pa i parë.
Pëllumbat janë përdorur gjatë luftës si postierë, për aftësinë e tyre për të kujtuar njerëz dhe vende pas shumë vitesh
Shimpanzeja është kafsha më e zgjuar pas njeriut, ajo mund të krijojë dhe përdorë vegla dhe mund të zgjidhë probleme të vështira
Nëpërmjet nuhatjes dhe dëgjimit, minjtë mund të zbulojnë mina dhe bomba. Ata mund edhe të identifikojnë mostra njerëzore të pështymës, që kanë përmbajtje të bakterit të tuberkulozit

Next Post
Helena Kadare: Po të isha burrë, do të ishte ndryshe, por Ismaili vlen më shumë se gjithçka

Helena Kadare: Po të isha burrë, do të ishte ndryshe, por Ismaili vlen më shumë se gjithçka

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

LAJM I FUNDIT / Tronditet Saranda! Vritet me armë zjarri një person!

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

Moti të dielën, reshje shiu dhe shtrëngata në zonat malore

September 20, 2026
Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

Pas Hagës, kush do ta çojë përpara drejtësinë për krimet e luftës në Ballkan?

September 20, 2026
S’e Luan Topi”/ Trevisa Tufa rrëfen rastin e sikletshëm me një futbollist: Nuk më dha më intervistë sepse…

Se Luan Topi/ Trevisa Tufa rrëfen rastin e sikletshëm me një futbollist: Nuk më dha më intervistë sepse…

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com