Se Luan Topi/ Trevisa Tufa rrëfen rastin e sikletshëm me një futbollist: Nuk më dha më intervistë sepse…

Trevisa Tufa, gazetare sportive, ishte e ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ku foli për rrugëtimin e saj profesional, pasionin për gazetarinë dhe raportin që ka krijuar ndër vite me sportistët që interviston.

Ajo deklaroi se puna nuk i ka humbur asnjëherë kënaqësinë, që nga dita kur ka nisur këtë profesion e deri më sot. Sipas Tufës, intervistat me futbollistët dhe sportistët janë ndër aspektet që i pëlqejnë më shumë në përditshmërinë e saj.

“Që nga dita e parë dhe deri sot, puna kurrë nuk më ka hequr dëshirën apo të them që u lodha. Vdes të shkoj në punë, të jap lajmet e sportit. Të marr intervista”, tha ajo.