Dhuna verbale dhe fizike ndaj protestuesve që mendojnë ndryshe, si dhe pjesëmarrja e ulët, janë dy problematikat që evidenton Martin Leka për protestat e PD-së.
Për News Hour në ABC News, Leka tha se dhuna është një fenomen që shoqëron Partinë Demokratike, ndërsa numrat modestë kanë bërë që edhe vetë kreu i demokratëve, Sali Berisha, të bojkotojë tubimet.
“Ajo çfarë u krijua sot një protestë, ishte një situatë absurde ku mund të kemi parasysh disa problematika. E para dhe më e trishtueshme është fakti që aty gjenerohet dhunë jo vetëm verbale por edhe fizike mbi protestues të ndryshëm që mendojnë ndryshe nga pjesa më e madhe e të tjerëve.
Fakti që krijohet një dhunë e tillë, tregon se ajo parti e ka në themel dhunën dhe nuk largohet dot nga kjo. Kjo tregon se dhuna është gjeneruar nga protestuesit edhe në kohën kur të ashtuquajtur flamingo krijonin dhunën e paprecedencë ndaj policisë apo pronës private. Nga ana tjetër kemi panoramë krejt tjetër lidhur me numrat. Numrat janë fare modestë, sa vetë kreu PD bojkoton këto protesta.
Berisha është i kompleksuar nga fakti se parulla kryesore është ‘Rama n’burg Berisha n’burg’, ka zgjedhur një rrugë të gabuar dhe nuk i shërben kompaktësimit të Berishës. Mendoj se Sali Berisha është frymëzuesi i dhunës në protesta. Përvec kompleksit që ka, sado protesta të thërrasë, qoftë edhe duke përkrahur studentët numrat nuk janë në favor të tij. Janë as më pak e as më shumë por një rutinë e përditshme, numra modestë ku askush nuk mund të gjejë frymëzim për t’iu bashkuar Berishës e PD në një përballje tjetër elektorale përballë Ramës”, u shpreh ai.










