Atleti Erzen Zyberaj ka mbërritur në Tiranë pas 28 orësh vrap duke përshkuar një distancë prej 260 km nga Prishtina në Tiranë.
Zyberaj u nis nga busti i Skënderbeut në kryeqytetin e Kosovës, në sheshin Skënderbej në kryeqytetin e Shqipërisë për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar.
Zyberaj ka vrapuar më parë edhe nga Prishtina deri në qytetin e Rahovecit, një distancë kjo rreth 63 km./m.j