• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ishulli artificial ‘Tajvan’ në Dubai/ Bosi i penduar i trafikut të drogës ia dhuron Italisë ishullin e tij: Dua ulje dënimi

by Java News
28/11/2023 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ish-trafikant droge, i ka dorëzuar autoriteteve italiane një ishull artificial që zotëron në brigjet e Dubait me shpresën për të marrë një ulje të dënimit. Njoftimi u bë gjatë gjyqit në Napoli të hënën, ku përfshiheshin rreth 20 të pandehur, duke përfshirë Raffaele Imperiale, me nofkën “bosi Van Gogh”, një trafikant ndërkombëtar droge për Camorra, raporton ‘The Guardian’.

Imperiale, i cili kishte qenë në arrati për pesë vjet, u arrestua në Dubai në gusht 2021 dhe u ekstradua në Itali në mars 2022.

Ishulli artificial ‘Tajvan’ në Dubai! Bosi i penduar i trafikut

Sipas hetuesve, Imperiale bleu ishullin, të quajtur Tajvan, gjatë kohës që ishte fshehur. Vlera e tij vlerësohet në 60-80 milionë euro dhe është pjesë e një arkipelagu artificial në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe të quajtur “Bota” dhe i formuar si një hartë e globit.

Narko-trafikanti nga Castellammare di Stabia, akuzohet se ka importuar të paktën 7 tonë kokainë në Evropë nga viti 2017 deri në 2021-in dhe se ka krijuar një organizatë të aftë për të eksportuar drogë dhe për të pastruar para, duke përdorur një sistem të veçantë dhe të pagjurmueshëm të qarkullimit të prave, të quajtur “Hawala”, i regjistruar vetëm në Dubai.

Imperiale është një kriminel atipik, bir i borgjezisë provinciale (ai ka lindur në Castellammare di Stabia), ku më pas u bë një nga trafikantët më të mëdhenj të drogës në botë, duke blerë tonelata drogë direkt nga kartelet kolumbiane, duke pasur një likuiditet të madh.

Bosi i penduar napolitan i organizatës mafioze “Camorra”, ka derdhur shuma për të ricikluar edhe duke blerë art: për shembull dy piktura të Van Gogh të vjedhura në Holandë.

Historia e tij kriminale u shfaq vetëm në vitin 2000, kur hetuesit e kthyen në qendër të vëmendjes dhe dokumentuan marrëdhëniet e Imperiales me anëtarët e klanit “Di Lauro” të Secondigliano-s në Napoli.

Next Post
SPAK kërkon burg për Kaprin/ Akuza për ish-kryebashkiakun e PD: Bllokim zgjedhjesh dhe abuzim me një tender

SPAK kërkon burg për Kaprin/ Akuza për ish-kryebashkiakun e PD: Bllokim zgjedhjesh dhe abuzim me një tender

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In