Një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi të paktën 10 metra mbi shinat e një hekurudhe në Mestre, një provincë e Venezia në Itali.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës dhe mjeti ka shpërthyer i gjithë në flakë.
Mediat italiane raportojnë se të paktën 21 persona kanë humbur jetën, 2 prej të cilëve fëmijë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Corriere bën me dije se autobusi ka qenë me turistë dhe brenda ka qenë edhe një grup ukrainas.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbime të shumta zjarrfikëse, ambulanca dhe policia. Po ashtu, mediat fqinje shkruajnë se në gjendje gatishmërie janë vënë të gjitha spitalet që ndodhen pranë.