• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Në Veri gjendje lufte, Kurti reagon nga “Facebook”, s’përmend SHBA: Demokracia s’mund të mbahet peng

by Java News
30/05/2023 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas disa ditësh tensione në veri të Kosovës ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Albin Kurti.

Nëpërmjet një deklarate në llogaritë e tij zyrtare ne rrjetet sociale, Kurti shkruan se 4 komunat në veri të vendit me minoritet serb kanë të drejtë legjitime ndërkohë që kryetarët e zgjedhur kanë mbështetje të plotë dhe të pakundërshtueshme.

Ndër të tjera ai thekson se demokracia nuk mund të mbahet peng.

Postim i plotë:

Të dashur qytetarë,
Kryetarët e zgjedhur nga zgjedhjet e 23 prillit, përkundër daljes së ultë në zgjedhje për shkak të bojkotit të diktuar dhe detyruar mbi serbët e Kosovës, megjithatë janë të vetmit që kanë çfarëdo legjitimiteti të jenë në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.
Prandaj, ata kanë mbështetjen tonë të plotë, të pakushtëzuar dhe të pandërprerë.
Demokracia nuk mund të suspendohet, e as të mbahet peng. Ushtrimi i saj është garant i paqes dhe sigurisë, assesi kërcënim apo rrezikim.

Republika e Kosovës është vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Me institucione qeverisëse dhe të sigurisë të cilat trajnimet profesionale dhe orientimin vleror e kanë nga dhe kah shoqëritë perëndimore.
E dje, na u dëshmua përfundimisht dhe të gjithëve, se kë kemi përballë: grupe të së djathtës ekstreme me maska, që vandalizojnë, sulmojnë, djegin çdo gjë që nuk e konsiderojnë serbe, e që lartësojnë simbole nacionaliste dhe shoviniste, si kryqi me katër S-ja dhe Z-ja e agresionit rus në Ukrainë.

Ekstremistët dhe milicët kanë emra të veçantë. Ata nuk janë populli. Komuniteti serb duhet të çlirohet prej tyre. Ne i kemi identifikuar shumicën e tyre dje dhe sot. Nuk mund të ketë individë e as grupe mbi ligjin e më të fuqishëm se shteti.

Të tillë janë kriminelët multi-milionerë si Milan Radojçiq e Zvonko Veselinoviq. Ata janë pronarë të mëdhenj të bizneseve e të kontrabandës, që i kushtëzojnë punëtorët e varfër të tyre, të dalin në protesta të dhunshme. Në fakt, kjo është mënyra e vetë shefave të tyre urdhërdhënës në Beograd ndaj administratës publike: mënyra e Aleksandar Vuçiq, Aleksandar Vulin dhe Ivica Daçiq.

Unë e di të dashur qytetarë që në grumbullimet dje dhe sot ka pasur edhe protestues paqësor. Por protestat dje e sot nuk ishin paqësore. Një protestë që sulmon policinë e cila e ruan rendin dhe zbaton ligjin, pjesëtarët e KFOR-it që e ruajnë qetësinë dhe stabilitetin, dhe gazetarët të cilët raportojnë mbi ngjarjet nga terreni, nuk janë protestë për komunën, por për pushtet. Në Kosovë, pushteti mund të merret vetëm përmes zgjedhjeve. Jo me dhunë dhe krim.

Policia jonë dhe KFOR-i atje janë kufiri ndërmjet ekstremistëve të dhunshëm dhe institucioneve paqësore.
Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta.

Dhjetëra të lënduarve ju dëshiroj shërim të plotë dhe të shpejtë. Falënderoj kryetarët e komunave që përkundër vështirësive kanë shfaqur vullnetin e sinqertë për t’u shërbyer qytetarëve i cili dëshmohet edhe në këto situata. Falënderoj policët e Kosovës, që përkundër tensioneve dhe sulmeve, kanë kryer detyrat e tyre me profesionalizmin më të lartë. Falënderoj pjesëtarët e KFOR-it që përkundër synimeve të huaja për destablizim, po ruajnë paqen dhe sigurinë. Falënderoj gazetarët dhe mediat që përkundër rreziqeve dhe pasigurisë, na sollën me zë dhe figurë fytyrën e vërtetë të protestave të milicëve të dhunshëm. Dhe falënderoj veçanërisht qytetarët e Republikës për mirëbesimin dhe mbështetjen./m.j

Next Post
Tragjike/ Gomonia e emigrantëve përplaset me shkëmbinjtë, ndërron jetë foshnja

'Ndizen' shpresat për azilkërkuesit shqiptarë në Britani, Home Office del me njoftimin urgjent: Greva nëse...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla në takimin e KPSA: Shpresojmë që vendimi i Apelit për krerët e UÇK të jetë i drejtë dhe pa ndikim politik! Reforma Territoriale kalon në…

Lokalet 2027/ Balla: Nuk kemi një propozim për datën, respektojmë kompetencën e presidentit

October 29, 2026
Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

Barack Obama kritikon ashpër Trumpin në përpjekjen e fundit për zgjedhjet e mesit të mandatit

October 29, 2026
Taksat që ndryshojnë nga 1 janari 2019, ulet tatimi mbi dividentin

Paketa fiskale 2027, Dhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë të rishqyrtojë rritjen e taksave

October 29, 2026
Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

Masakra e Padalishtës në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për krime lufte

October 29, 2026
Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

Ngrohja globale kërcënon shtëpizat malore në Alpet Zvicerane: Gjysma e tyre në rrezik shembjeje nga shkrirja e ngricave

October 29, 2026
Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

Kandidatët kryesorë për të zëvendësuar presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde

October 29, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

“Veliaj, me tre të dënuar përjetë” / Avokati: Njëri prej tyre, personazh i njohur i krimit!

October 29, 2026
Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

Gjermania dhe Koreja e Jugut thellojnë partneritetin e sigurisë mes shqetësimeve Rusi-Kore e Veriut

October 29, 2026
Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

Britania e Madhe po përgatitet për luftë? Nxjerr në lundrim tri nga katër nëndetëset bërthamore

October 29, 2026
Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

Vendimi i Apelit për bojkotin, avokatët presin Dhomën e Avokatisë, shtyhet seanca ndaj Beqajt

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In